Gjon Keka
Quick Facts
Biography
Gjon Keka ka lindur më 1981 në Karaqeva e Poshtme të komunës së Kamenicës/Kosovë.
Në vitin 2004 u diplomua për shkencat poltike (politolog), ndërsa në vitin 2006 përfundoi studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, ku ka fituar gradën Magjistër me temën "Kanalet direkte dhe indirekte të diplomacisë", në qendër të së cilës është pavarësia e Shqipërisë në 1912 e më pas. Njëkohësisht në 2005 - 2006 është specializuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj në programin e teknikës së avancuar të negociatave 2009 - 2010, UP, IEBA, ADA. Që nga viti 2009 deri 2014 ka qenë anëtar i Institutit Shkencor "Urania", i themeluar nga shkencëtarët Max Wilhelm Meyer dhe Werner von Siemens në vitin 1888. Në vitin 2015 përfundoi doktoraturën në shkenca politike me Tezën "Demokracia dhe Tranzicioni - rasti i Kosovës dhe Shqipërisë".Ka punuar me projekte në Wus Austria 2005, me shoqatën "Nënë Tereza", "Pjetër Bogdani" etj. Keka vazhdon të jetë aktiv në fushën e politologjisë dhe historisë;respektivisht studimeve mbi epokën elavdishme Skënderbegiane.
Botime
- Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit - 2006
- Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri - 2010
- Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare - 2011
- Ibrahim Rrugova - Lidership i idealeve të mëdha - 2011
- Vetëplotësimi i Kombit - 2012
- Skënderbeu, ideator i bashkimit europian - 2012
- Ukshin Hoti mendimtar i thellë Politik - 2013
- Epoka e Konstantinit te Madh - 2014
- Roli politik dhe ushtarak i shtetit te Arbërit-2015
- Antropologjia Politik -2015
- Anton Çetta dhe filozoia e pajtimit te gjaqeve,2015
- Nënë Tereza ,Arbënorja e famshme e te gjitha kohërave ,2016
- Demokracia dhe Tranzicioni - rasti i Kosovës dhe Shqipërisë - 2017
- Der große Europäer Georg Kastriota - 2017
- Arbëria përball renegatëve (Dje dhe Sot) - 2018
- Patriotizmi i Gjergj Kastriotit-Porositë dhe Këshillat - 2018
- Skënderbeu dhe Mirditorët - 2018
- Autoriteti dhe Fama e Skënderbeut - 2019