Fuad Ramiqi
Quick Facts
Biography
Fuad Ramiqi u lindë më 26 mars 1960 në Pozharan komuna e Vitisë.
Biografia
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje.Shkollën e Mesme Ushtarake të Aeronautikës e kreu në Rajllovc të Bosnjes, ndërkaq studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mbrojtjes në Sarajevë.Deri në vitin 1991 ka punuar si oficer i ri në ish ”Armatën Jugosllave“ në Kroaci dhe Bosnje, ndërkaq që me fillimin e shpërbërjes së saj, z. Ramiqi është inkuadruar në formimin e Armatës së Bosnjës, ku deri në vitin 1994 ka shërbyer në luftën e Bosnjës si oficer, në funksion si Kryeshef i Shtabit të Brigadave 521 dhe 506 të Korpusit të V-të të Armatës së Bosnjes.Duke e parë situatën e rëndë e cila mbretëronte në Kosovë nga viti 1995, z. Fuad Ramiqi integrohet në Ministrin e Mbrojtjes.Me fillimin e luftës në Kosovë ai nga Ministria e Mbrojtjes emërohet si ndihmës për çështje të organizimit dhe mobilizimit të ish Ministrit të parë të Mbrojtjes, z. Ahmet Krasniqi.Pas vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, me emërimin e ministrit Halil Bicaj, Ramiqi emërohet si këshilltarë dhe më vonë ndihmës ministri.Ai gjatë kohës që ka qenë në Ministrin e Mbrojtjes ka pasur takime të rëndësishme me shumë përfaqësus e jetës politike dhe ushtarake që atëbotë ishin në skenë, si ata shqiptare, dhe më gjerë.Me të përfunduar lufta në Kosovë, z. Fuad Ramiqi angazhohet në skenën politike.Ai është një ndër themeluesit e Partisë së Drejtësisë, e formuar më 19 shtator 1999, ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm.I pakënaqur me udhëheqjen e ngushtë, me rrjedhat brenda partisë, me të arriturat e vogla të kësaj partie, me dështimet e saja në përmbushjen e premtimeve ndaj elektoratit, si dhe ndryshimi i konceptit politik dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm në Partinë e Drejtësisë kanë ndikuar që ai të largohet nga PD-ja, duke i dhënë fund me 21 mars 2004.
Fuad Ramiqi është aktivist politik dhe tani në Zgjedhjet Parlamentare konkurron si Kandidat i Pavarur.Shquhet si analist i mirë i çështjeve politike, ushtarake dhe ka një përvojë luftarake.Në skenën mediale është i njohur me komente, analiza, dhe pjesëmarrje ne debate te ndryshme.
Është i martuar me Senadën – infermiere, me të cilën ka dy fëmijë : Teutën – e specializuar (master) në Shkenca Politike dhe Timurin – student i Juridikut në Universitetin e Prishtinës.