Fotaq Andrea
Quick Facts
Biography
Fotaq Andrea është përkthyes i shumë veprave. Ai ka sjellë në shqip Kamynë me esetë "Para gijotinës" dhe "Martesa, pasuruar nga vera", si dhe me skicat letrare "E prapmja dhe e përparmja". Ka sjellë në shqip dhe Hygonë me "Klod fukarai" apo Lehon Kahu me "Hasan jeniçeri, historia e një shqiptari në vitin 1516", një roman historik brilant dhe i rrallë në llojin e vet. Ka përkthyer përralla arabe dhe një sërë veprash për fëmijë, ndërsa në vitin 2000, sjell për lexuesin shqiptar antologjinë "Libri i artë i prozës franceze" me 150 autorë. Por vepra e tij "Pena të arta franceze për shqiptarët", përbën kulmin e tij në lëmin e zbulimit dhe publikimit të muzave dhe temave me substrat shqiptar tek krijuesit francezë. Është një vepër e vlerësuar nga një radhë akademikësh vendas ndër më të njohurit dhe mbi të gjitha, një vepër e formatit akademik, që mund të ishte tipik produkt i një institucioni shkencor e jo thjesht i një individi. Është një vepër me përmasa kombëtare, që hap një portë deri dje gjysmë të hapur në raportet shqiptaro-franceze në fushën e krijimtarisë letrare dhe të historisë dokumentare.