Fan Sotir Kristo
Quick Facts
Biography
Fan Sotir Kristo ( ang. Van Sotir Christo ) u lind në Korçë (Shqipëri) - hulumtues dhe kërkues i politikave dhe tregut - amerikan nga Shqipëria.
Van Christo në moshën një vjeçare migroi në Amerikë. Aty shërbeu në ushtrinë amerikane me gradën "Petty Officer" U.S. Navy - aeroplanmbajtësja U.S.S. Chaffee, DE230, gjatë Luftës së dytë Botërore. Van Christo është që prej vitit 1960, Udhëheqës dhe Drejtor Artistik i Axhensisë që mbanë emrin e tij "Van Christo Advertising Agency", e cila, kryen shërbimet e saja në hulumtime e kërkim dhe ka klientë nga Amerika, Kanadaja dhe Europa. Ka fituar dy çmime në këtë fushë, "CLIO" dhe Shpërblimin Akademik për Afarizëm ("Academy Award of Advertising").
Prej 1966 deri 1981, ka krijuar e punuar ne radio-teatrin "Van Christo Radio Theatre" emision i emetuar në disa radio transmetues si: "Old-Time Radio" , "Greater Boston", "WCRB" dhe "WBUR". Van Christo është producent dhe drejtor i disa radio programeve të njohur për fëmije si ai "The Treehouse". Njëkohësisht shërben dhe është këshilltar në programet e njohura të transmetuesve radiofonikë në ShBA, si: Radios Publike Kombëtare - NPR ("National Public Radio"), Korporata për Media Publike - CPB ("Corporation for Public Broadcasting") dhe Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Edukatë ("U.S. Department of Education")
Van Christo, gjithashtu është intervistuar disa herë nga media lokale dhe ajo kombëtare amerikane nga stacionet nga më prestigjiozet në Amerike dhe botë si : Greater Boston TV , Radio CBS, BBC, Zëri i Amerikës, Radio Marti, Wisconsin Public Radio, Associated Press, The Boston Globe, The Boston Herald, Los Angeles Daily News.
Gjate luftës në Kosovë, dhe ndryshimeve demokratike në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten e tij , Jane Christo kanë marrë pjesë e drejtuar rreth 200 emisione si : General Manager of NPR Radio Station WBUR në Boston, për këtë qëllim kanë qenë të ftuar edhe në axhenisnë kombëtare të Informacionit ("United States Information Agency") dhe të Departamentin të Shtetit . Ata si këshilltarë kanë bashkëpunuar edhe me Radio Tiranën.
Në 1996, Van Christo, në projektin e administratës u propozua Ambasador i ShBA-së, në Shqipëri, nga senator John Kerry, kongresisti Barney Frank, ish-kongresisti Robert Drinan. Në 1994 ai u emërua si këshilltar në çështjet e Imigracionit dhe Refugjatëve nga guvernatori i atëhershëm i shtetit Massachusetts, William Weld. Më pas rizgjidhet në të njëjtën detyrë edhe më 1997 nga guvernatori A. Paul Cellucci. Ndërsa më 1998, emërohet si këshilltar i Komisionerit për Shëndetësinë të Massachussets, në sektorin e shëndetësisë (" Massachusetts Health") duke punuar me komisionierin Howard K. Koh's, në mënyrë specifike në atë të ndihmat shëndetësore për emigrantët.
Christo është i martuar me zonjën Jane Christo dhe kanë katër fëmijë - Jeffrey Dean, Pira Frosina, Tana Marika, dhe Zachary Tomor.
Burimi i të dhënave
- ^ Bota Sot: Një korçar i vogël me famë të madhe në Amerikë. amza:osdir.com
Lidhje të jashtme
- Fan Sotir Kristo : amza:frosina.org