Ervin Bushati
Quick Facts
Biography
ERVIN BUSHATIka lindur në 15 Tetor 1975. Prej vitit 2014 është Deputet i [[Kuvendi i Republikës së Shqipërisë|Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Z. Bushati ka përfunduar studimet në qershor 1999 ku është diplomuar në universitetin “DePaul University” Chicago, Illinois, USA për Financë/ Ekonomi (B.S). Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin professional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet.
Referenca dhe shënime
ERVIN BUSHATI
Ervin Bushati ka lindur në 15 Tetor 1975.Prej vitit 2014është Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme, ndësa më herët nisur prej vitit 2011 Z.Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
Z. Bushati ka përfunduar studimet në qershor 1999 ku është diplomuar në universitetin“DePaul University” Chicago, Illinois, USApër Financë/ Ekonomi (B.S). Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin professional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet. Gjatë periudhës 2002-2013 Z. Bushati ka qënë themelues dhe administrator i kompanisë “Bushati Konstruksion” sh.p.k. Për një periudhë një vjeçare, nga 2001-2002 ka qënë praktikant në “Chicago Board of Option’ Exchange”, sipërgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit elektronik dhe software-in e përdorur në aktivitetet e përditshme tregtare, shërbimin e ndërlidhjes mes agjentëve institucional të mallrave dhe zyrave tregtare të CBOE.
Nga Prilli 1999 deri Dhjetor 1999 ka qënë asistent i kërkimeve shkencore për Dr. Linda Alwitt, ‘Departamenti i Marketingut’, “DePaul University”, Chicago USA dhe hulumtues në “Consumer Reaction to Suspense and Curiosity” reklama, përgjegjës për zhvillimin e intervistave dhe subjekteve në Ortex, mbledhjen e posatçme e të të dhënave të projektuar për përpunimin e software, hedhjen dhe analizimin i të dhënave në SPSS dhe SAS, hulumtimi dhe përpunimi i të dhënave për anëtarët e fakultetit.
Gjithashtu Z.Bushati përveçse deputet në Kuvendin e Shqipërisë,që prej vitit 2017 është Sekretar i Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë (Byroja e Kuvendi i Republikës së Shqipërisë). Pësa i përket aktivitetit politikZ.Bushati është njëkohësisht Kryetar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE, Strasburg); Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-USA; Kryetar i Këshillit të Mbikqyrjes Financiare (Asambleja e Partisë Socialiste);Sekretar i Këshillit Ekonomik, (Asambleja e Partisë Socialiste).
Z. Bushati është njohës shumë i mirë i 5 gjuhëve të huaja: Anglisht, Italisht, Greqisht, Spanjisht dhe Frëngjisht.