Dushko Vetmo
Quick Facts
Biography
Dushko Vetmo i njohur edhe si Frangjisk (Francesco) Solano , lindi në vitin 1914 është shkrimtar arbëresh. Ishte arbëresh me origjinë nga familje çame, por lindi në Frasnitë (Kalabri).Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Argjentinë, Uruguajdhe Kili, kthehet në Itali.Solano ishte studiues, themelues dhe titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe dhe i Dialektologjisë arbëreshenë Universitetin e Kalabrisë, në Kozencë, që prej vitit 1975 deri në vitin1990.Njihet si nismëtari i botimit të revistës “Vija”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Arbëreshë.Në fushën e gjuhësisë njihet si autori i gramatikës “Manuale di lingua albanese”. Në fushën e dialektologjisë arbëreshe botoi një sërë botimesh për dialektet arbëreshe dhe disa të folmet si ajoPellatënit, edhe ajo e Fermës. Nëfushën e filologjisë botoi veprën e F.A. Santori, Emira (1985) dhe Katekizmin arbërisht të Shën Vasilit (1983). Si shkrimtar i përkasin disa vepra letrare : “Burbuqe të egra”, “Akullnajat”, “Shkretëtira prej guri” e"Tt praku" ej.
Tituj të veprave
- Burbuqe t´egra - 1946
- Te praku - 1977
- Bijtë e Dodonës
- E po hëna
- Shkretëtira prej gurit
- Dhaskal Mitri
- Tregimet e lëmit