Dritan Hila
Quick Facts
Biography
Dritan Hila publicisti i njohur shqiptar, ish-diplomat, ish-konsulli i Shqipërisë në Milano.
Jeta dhe arsimimi
Ka lindur në Tirane (Shqipëri) në 28 gusht 1966. Është diplomuar në vitin 1989 në Universitetin e Tiranes në Fakultetin Ekonomik, në Degën Sfere Qarkullimi. Mbas diplomimit, ka punuar për një periudhe kohe si ekonomist pranë enteve shtetërore. Qe nga viti 2000, rekrutohet në trupën diplomatike shqiptare, ku ka kryer detyra te ndryshme në Ministrinë e Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë.
Karriera diplomatike dhe konflikti
Në vitet 2002 deri 2004, ka qene i akredituar si konsull i Shqipërisë në Bari (Itali), ndërsa në periudhën 2005-2006, ka qene i akredituar si konsull i Shqipërisë në Milano (Itali).
Në shkurt te vitit 2011, pas një konflikti gati gjashte mujor, që kishte lidhje me çështje si "Marrëveshja e Shelfit Detar Midis Republikës se Shqipërisë dhe Republikës Greke", e njohur nga publiku shqiptar si "Marrëveshja e Detit", dhe që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë; me inaktivitetin e shtetit Shqiptar ndaj ndërhyrjes se qarqeve greke në regjistrimin etnik te popullsisë që do behej në kuadër te censusit te përgjithshëm te tetorit te vitit 2011 ; me qëndrimin indiferen te shtetit shqiptar pet te kundërshtuar raportin e europarlamentarit zviceran Dick Marty, në te cilin akuzoheshin qeveria shqiptare dhe ish UÇK-ja për trafik organesh, largohet nga shërbimi diplomatik. Qe nga kjo periudhe, fillon betejën gjyqësore me Ministrinë e Jashtme Shqiptare, te cilen e ka fituar.
Karriera gazetareske
Hila, fillon te jete prezent ne shtypin shqiptar që në vitin 2008, ku ka trajtuar probleme te ndryshme te politikes se jashtme, si dhe te trajtoje raportet që duhet te kishte Shqipëria me subjekte te ndryshme ndërkombëtare.
Ka shkruar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, Revista MAPO, Gazeta MAPO dhe gazeta Shekulli. Gjithashtu ka qene prezent në televizionet Top Channel, News 24, Ora News dhe Scan, si opinionist.