Dom Simon Filipaj
Quick Facts
Biography
Simon Filipaj u lind më 1 maj të vitit 1925 në fshatin Kllezën e Poshtme, afër Shasit të lashtë të komunës së Ulqinit, në Malin e Zi. Më 1932 filloi shkollën fillore dyvjeçare në Selitë, për të vazhduar arsimimin e tij në Katërkollë afër Ulqinit.Seminarin që i hapi rrugën e meshtarisë e kreu për disa vite në Tivar (1939-1941) dhe e vazhdoi pranë Seminarit Jezuit në Shkodër (1941-1945). Në vitet 1946-1950 Filipaj kreu studimet filozofike - teologjike në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Po në këtë vend u shugurua meshtar më 29 qershor 1950, si anëtar i Kryedioqezës se Tivarit. Fillimet e jetës klerikale Filipaj i kaloi në Triepsh e në Kojë të Kuçit (1950-1960), kurse në vitet 1960-1966 në Grudë të Malësisë së Madhe. Pjesën më të madhe të shërbimit, 33 vjet, ai e ka kryer në Shëngjergj dhe në Kllezë, buzë lumit Buna, nga 20 nëntori 1966 deri më 2 shtator 1999, kur dhe ndërroi jetë. Për kontributin e dhënë për kishën katolike ndër shqiptarë, më 3 nëntor 1988 Selia e Shenjtë i dha Filipajt titullin e lartë "Imzot" (Monsinjor), ndërsa më 6 korrik 1992 u shpall "Prelat Nderi" nga Papa Gjon Pali II. "Imzot" Simon Filipajt, është i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer tërësisht Biblën e Shenjtë në shqip nga fillimi deri në fund. Për kontributin e tij në dobi të kulturës shqiptare, më 2004 (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, me urdhërin "Naim Frashëri i Artë".