Dhimitri Pilika
Quick Facts
Biography
Dhimitri Pilika (30 prill 1923, Korçë - ) konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenjë shqiptarë dhe si pellazgologu më i mirë. Njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore. Lindi në Korçë më 30 prill 1923, pasi mbaron Liceun Francez, fillon studimet pran universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare në drejtimi e njesive guerile.Pas çlirimit, më 1945, zgjidhet kryeredaktor i "Zëri i rinisë" në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës.Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli Doktor ne histori e gjuhë shqipe pranë fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-helenistike pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë. Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qëndër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjërimin e disiplinave albanistike.
Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën "Shqipëria vend shqiponjash" në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj...
Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe... Pas një ndërprerje të gjatë si rezultat i internimit dhe izolimit thajse të plotë, në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar. Vdes ne spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003.
Shiko edhe
- Letërsia
- Pellazgët, origjina jonë e mohuar
Referime
Lidhje të jashtme
Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.