Dhaskal Tod'hri
Quick Facts
Biography
Dhaskal Tod'hri, ose siç njihet ndryshe Theodhor Haxhifilipi ka lindur rreth vitit 1730 në Elbasan. Ai vinte nga një derë e krishterë, dhe vdiq në vitin 1805. Ka hyrë në historinë e albanologjisë si krijuesi i një alfabeti me 53 shkronja.
Jeta
Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi Akademinë e Voskopojës. I ati, Haxhi Filipi, e dërgoi në shkollën greke që lulëzonte asokohe në Voskopojë. Pas kësaj bëhet mësues në shkollën greke të Elbasanit. Gjatë viteve 1751 - 1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë. I shtyrë nga dëshira që kishin elbasanasit për të thënë uratat në gjuhën shqipe në kishë, Todri i hyri përkthimit të librave të kishës ortodokse, duke shpikur edhe një alfabet të posaçëm me 53 shkronja. Pas vitit 1801, Dhaskal Todri, shkoi në Evropë dhe atje me ndihmën e shqiptareve, bëri gati shkronjat që i duheshin për shtypjen e dorëshkrimit të tij. Ai u nis per në Voskopoje që t'i shtypte në shtypshkronjë, por partriarka greke e cila ishte kundër cdo gjuhë tjetër, sidomos gjuhes shqipe, bëri të mundur vrasjen e Diaskal Tod'hri, gjë që u prezantua si vrasja për arsye grabitjeje. Alfabeti i Tod'hrit ne baze te studimeve, sidomos te arvanitasit zotit Niko Stilos, deshifrohet vetem me alfabetin pellazgjik te Dhaskal Tod'hrit. Kjo gjë vërtetohet edhe nga albanalogu Johann Georg von Hahn që prej vitit 1827, në librin "Albanesische Studien". Sot Theodor Haxhifilipi ose Dhaskal Todhri konsiderohet, dëshmori i parë i shkollës shqipe.