Denis Nuriu
Quick Facts
Biography
Denis Nuriu lindi në Tiranë më 13 korrik të vitit 1979, është mundës shqiptar.
Biografia
I ati, Kadri Nuriu, ka qene 13 vjet rrjesht Kampion Kombetar ne Stilin Greko Romak, tërhoqi pas vetes nipërit e tij dhe tradita arriti tek djemte e tij, ku dhe shpreson që tradita të trashegohet me "kampionë të tjerë".
Denisi filloi të merrej me mundjen Greko Romake që në moshen 14 vjeçare, me ekipin e Dinamos. Ka mbaruar Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" (1998-2002), ku dhe ka marre titullin "Mësues i Edukimit Fizik". Këtë profesion e ka ushtruar në rolin e trajnerit me moshat e reja të ekipit Dinamo, si dhe atë kombëtar pas specializimit në Gjermani, të akorduar nga IOC (International Olympic Committe). Ka dalë disa herë Kampion Kombëtar me të rinjtë dhe para të rinjtë. Mban ende titullin e Kampionit Kombëtar në peshën 66kg që nga viti 2000. Ka marre pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare në të cilat ka fituar disa vende nderi. Sot është trajner i mundjes Greko Romake me ekipin "Tirona" per moshat.