Dardan Zhegrova
Quick Facts
Biography
Dardan Zhegrova ( lindur në 1991) është një artist vizual prej Prishtine si dhe pjesë e skenës indipendente të artit në Kosovë.
Krijimtaria artistike
Një ndër mediumet më të përdorura nga artisti është video-ja. Krijimtaria artistike e Dardanit ka në fokus mishërimin, përkthimin dhe transformimin e gjuhës në përmbajtjen vizuale, me elementin e emocionit të përdorur si medium artistik që potencialisht vepron si mjet për të eksploruar sferën e intimes dhe të të shprehurit.
Çmimi"Artisti i së nesërmes"
Dardan së bashku me Arbërore Sylaj janë fitues të çmimit “Artists of Tomorrow”, një çmim i atribuar prej jurisë së përbërë prej artistëve si Petrit Halilaj, Anne Barlow, Miran Mohar, Anna Wittdhe Milica Tomić. Ky çmim përbën një projekt (Young Visual Artists Awards program) i cili iu ofron artistëve të rinj vizual, nën moshën 35 vjeçare mundësinë për të prodhuar punime artistike, pjesë e një procesi edukativ, pjesëmarrjen në takime dhe prezantime për një juri ndërkombëtare, të bashkëpunuarit në një ekspozitë kolektive me finalistët në Stacion-Center for Contemporary Art Prishtina, por edhe mundësia për të udhëtuar drejt SHBA-ve dhe eksplorimit të skenës dinamike të artit atje gjatë një rezidence artistike dy mujore.
Pjesëmarrja në Argjentinë
Në edicionin e 26-të ekspozitës arteBA në Buenos Aires, Argjentinë, instalacioni i artistit kosovar ka qenë një ndër punimet e ekspozuara midis 350 artistëve të ardhur nga më shumë se 20 shtete të botës.Instilacioni i Zhegrovës në këtë ekspozitë titullohej “Pjesë të Trupit”/ “Body Parts”.
Lidhje të jashtme
Referime
- ^ http://www.lambdalambdalambda.org/content/7.artist/1.dardan_zhegrova/biography.pdf
- ^ http://www.residencyunlimited.org/residencies/dardan-zhergova-lola-sylaj/
- ^ http://kosovotwopointzero.com/forward-looking-art/
- ^ http://www.stacion.org/en/-Lola-Sylaj-and-Dardan-Zhegrova:-Rosehip
- ^ http://www.insajderi.com/dardan-zhegrova-perseri-merr-levdata-ne-ekspoziten-e-artit-ne-argjentine/