Berim Ramosaj
Quick Facts
Biography
Berim Ramosaj (lindur më 04 qershor 1962, Deçan) ekonomist, shqiptar nga Kosova.
Studimet e larta, Berimi i kreu në vitin 1983, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Zagrebit. Me të kryer studimet e larta këthehet në vendlindje ku nga viti 1984 fillon të punojë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, fillimisht bashkëpunëtor e pastaj si ligjërues i lëndës se Menaxhmentit. Krahas kësaj ndjekë mësimet dyvjeçare pas universitare në drejtim të qeverisjes së ekonomisë në Univeristetin e Zagrebit, të cilat i përfundon si magjistër më 1985. Në vitin 1999 është zgjedhur Profesor Inordinar për lëndën e Menaxhmnentit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Me hapjen e Universitetit në Tetovë, fillon edhe ligjërimin në këtë universitet në lëndën e qeverisjes së sipërmarjes dhe ndërmarjes. Më tej, po këtë lëndë, e ligjëron dhe në studimet pasuniversitare në Fakultetin Teknik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe në Universitetin e Europës Juglindore.
Krahas kësaj, në periudhën janari 2000 – shkurt 2003 ishte kryeshef i ekzekutivit (CEO) në Komunën e Prishtinës. Në periudhën 2003-2006 ishte këshilltar i Presidentit të Kosovës për çështjet ekonomike. Në vitin 2007, zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe aty është kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së.
Nga nëntori i vitit 2009 është emëruar këshilltar i jashtëm i Presidentit Sejdiu për ekonomi, pozicion të cilin e mbanë dhe tani (2011).
Tituj të veprave
Ka publikuar 25 punime shkencore në revista shkencore me recension nga fusha e menaxhmentit; ka botuar pesë libra nga fusha e Menaxhmentit (Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës, viti 1991, Bazat e Menaxhmentit, viti 1993, - katër ribotime, Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes, viti 1998 dhe Menaxhimi financiar i ndërmarrjes ekonomike, viti 2003 dhe Menaxhmenti kreativ&lidership viti 2006.
Ishte pjesëmarrës i disa projekteve shkencore-hulumtuese dhe i konferencave shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Njihet si profesor qe vlereson ne menyr jo te drejt studentet e tij .