peoplepill id: beqir-sadiku
BS
1 views today
1 views this week
The basics

Quick Facts

Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Beqir Sadiku nga fshati Sllupçan në Kumanovë, Maqedoni ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Jeta

Është i lindur më 08. 11 1980 në fsh.Sllupçan të Kumanovës. ёshtë fëmiu më i vogël i Ismet Sadikut dhe Havishe Sadikut, pas Shqipes, Arbenit dhe Blerimit . Rrjedh nga një familje e shkolluar , prindi i punonte si arsimtar në shkollën e fshatit. Shkollën fillore e mbaroi në vendëlindje . Familja e tij nuk ishte e pasur , por dallohej nga bujaria dhe tradita patriotike që e kishin të trashёguar nga brezat e të parëve,,andaj për këtë çdo herë ishte në shënjestër dhe në sy të keq nga pushtetëmbajtësit si në Jugosllavinë e Titos por edhe në Maqedoninë ‘’demokratike ‘’ të Gligorovit.

Në kohën kur Beqiri ishte në shkollë fillore do të ushtrohet një presion shumë i madhë nga pushteti mbi familjen e tij , kështu që ai qysh në fëmijëri do të ballafaqohet me vështirësit e jetës. Në atë kohë kur do të duhej të vazhdoj shkollimin , në shkollë të mesme , kushtet ekonomike dhe sociale në familjen e tij ishin tepër të vështira. Jetonin vetëm nga një pension invalidor nga prindi i tij vlera e së cilës ishte shumë e vogël për një jetë normale e lere për tu shkolluar .Atëher duke i parë rrethanat e kryjuara Beqiri do të orientohet në zejtari ,pikërisht ate të zdrukthtarisë. Por edhe kur e kryen këtë zejtari me sukses gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale do ta godas shumë atë , pasi që nuk do të mundë të hapë ndonjë punëtori të vetën, që sa do pak do ti ndihmonte familjes e cila kishte tepër nevojё por edhe do të ushtronte mjeshtërinë e vetë.

Ai në këtë kohë shumë mirë do të njohë rrjedhat shoqërore që ndodheshin në vendin e tij .Tash vetëm filloi edhe vet ti ndjejë shpirtërisht dhe fizikisht padrejtësitë që bëheshin ndaj gjithë popullit shqiptar e sidomos të trevave të Kumanovës.

Së shpejti do të vijë viti 1998 kur në Kosovë do të arrijë kulminacioni i të keqës, sundimit më barbarë në histoinë e njerëzimit.Kështu që me shpërthimin e luftës në Kosovë ai me dy shokë nga Sllupçani do të niset për në Kosovë. Por gjatë kalimit të kufirit në vendin e quajtur Stançiç do të zihet nga policia sërbe dhe që të tre do të maltretohen por pasi që ishin në moshë të re do të lëshohen të kthehen në shtëpi,atëher Beqiri kishte vetëm 17 vjet.Ky maltretim ndikoi edhe më tepër të rrisë gatishmërinë e tijë që të shkoj në Kosovë për t’iu bashkangjitur vëllezërve në luftë kundër bandave çetniko –komuniste.Kështu që gjat vitit 1998 do të mbetet në Sllupçan por do të miret me organizim dhe propagandim tek të rinjët që sa më shumë tiu bashkangjiten luftës së drejtë në Kosovë.

Familjarët tregojnë që në këtë kohë Beqiri kishte filluar të sjellё armatim të kalibrave të ndryshëm.Planet e tijë ishin që të formohet një Brigadë e quajtur “Brigada e Karadakut” kështu që ushtrimet do të kryheshin në malet e karadakut dhe pas përgatitjes,të armatosur të hyjnë në Kosovë nëpër malet e Karadakut .Por si duket pushtet mbajtësit maqedonas i kuptuan këto plane të të rinjëve,pasi që çdoher edhe tash ishin nëanën e Sërbëve.Në këtë kohënë fshatrat e karadakut do të shtohet edhe më tepër presioni ushtarako-policor maqedonas me ndihmën edhe të disa shqipëtarëve që kishin formuar një rrjet të agjentaturës.Kështu që planet e Beqirit dhe shokëve të idealit të tijë ishin bërë tepër vështirë për ti realizuarë sepse malet ishin të stërmbushura me ushtar maqedon.Në shtator tëvitit 1998 situata në Kosovë pak a shumë do të qetësohet por ai çdo her do të jetë në lëvizje por këtë herë me detyrë konkrete.Ai do të organizoj grupe vullnetare për të shkuar në Shqipëri për të ushtruar mjeshtërinë dhe shkathtësitë e luftës e prej andej për tiu bashkangjitur UçK-së në Kosovë

Së shpejti do të vijë marsi i vitit 1999 dhe prap do të rifilloj lufta në Kosovë.Filluan zhvendosjet e popullatës brenda Kosovës e më vonë edhe jashtë sajë .Fluksi i të zhvendosurve do të ritet në prill, ku të gjithë të rinjët e fshatit kishin organizuar pritjen të popullatës së zhvendosur të Kosovës.Nga kufiri me Kosovën deri në fshatin sllupçan bëhej bartja e të zhvendosurve në mënyrë të organizuarë dhe prej aty shpërndaheshin nëpër shtëpitë shqipëtare të rajonit të Kumanovës.Kjo katrahur dhe mjerim i popullatës Shqipëtare ndikoi që Beqiri më të mos miret me bartjen e civilëve, por vendosi të shkojë në Kosovë që tiu bashkangjitet luftës kundër hordhive sllave.Kështu që në prill të vitit 1999 me disa shokë do të niset për në Shqipëriatje do të kryej ushtrimet dhe përgatitjet psiko-fizike dhe mjeshtërit e luftës.Pas dy javëve ushtrime në një kazermë të improvizuarë afër Kuksit ai do të niset për të shkelur tokën e Kosovës e cila ishte e larë me gjakë.Ai ishte ushtarë në Brigadën nga Fekeni- DT2 të Zonës Operative të Pashtrikut të udhëhequr nga komandant Bilall Syla.

Familjarët tregojnë se Beqiri kishte pas thënë :”Kurrë më i lumtur nuk kam qenë në jetën time ,sikur atë ditë kur hyra në tokën e Kosovës” Në betejat do të tregohet tepër i suksesshëm këtë e tregojnë bashkëluftëtarët e tij.Në Z.O. Pashtrikut do te prezentohet me pseudonimin Sllupçani..Me përfundimin e luftës do të qëndroj ne Prizren deri më 21.07.1999.Prej 21.07.99. do te beje transfer ne Gjilan me urdher te kom.Nehat Basha.Me ardhjen ne gjilan do te behet anetar i korpusit te Kosoves me 07.10.1999 me nr të kartel1ës E9-36 .Këtu do të bjerë në kontakë me njerëz që punonin në lirimin e popullit shqiptarë nga zgjedha sllave..Në Pashtrik do të njihet me Bardhylin dhe shumё tё tjerё tё rinjё nga ana e preshevёs.Kёshtu qё nё kёtё kohё Beqiri do tё pёrkushtohet krejtёsishtё nё organizimin e formacionit luftarak tёLuginёs sё Preshevёs tё quajtur UÇPMB.Qё nga dita e parё e shfaqёs sё UÇPMB-sё ai do tё jetё ushtarё i sajё me nofkёn Sllupçani .

Ai sё bashku me Bardhylin tё quajtur kom.Delta dhe sё bashku me 20 bashkёluftёtarё tё tjere do tё vendosen nё Dobrosin nё tetorё tё vitit 2000.

Duhet pёrmendet se gjatё qёndrimit tё tijё nё Gjilan do tё njohtohet me njё vajzё nga Gjilani tё quajtur Razie Kadriu me prejardhje nga Bujanoci ku mё vonё do tё martohet mё 04.11.1999 ne Gjilanё.

Pas gjithё aktiviteteve tё Sllupçanit {Beqiri tash do tё quhet Sllupçan}ai do tё jetё edhe mё tepёr nё sy tё keqё tё sllavёve maqedonё. Me tё arritur ai nё shtёpi çdoherё kёrkohej nga policia maqedonase .Shumё hёrё ishte i arrestuarё dhe i torturuarё nёpёr stacione policore,por falё ndihmёs dhe intervenimit tё deputetit Hysni Shaqirit ai lirohej me sugjerim tё policisё qё ai tё shkojё nё Kosovё.Sepse tash Sllupçani ishte tepёr i rrezikshёm edhe pёr vetё pushtetin Maqedonas.

Me rritjen e numrit tё ushtarёve nё UÇPMB me formimin e zonave operative ai do tё jetё ushtarё nё brigadёn 113”Ibrahim Fejzullahu”Shushajё e Epёrme ZO Preshevёs.Nё brigadёn 113,”Sllupçani” do tё jetё i angazhuar si epror ushtarak ,pasi qё ishte komandantё skuadrёs sё artilerisё por do tё shquhet edhe nё luftё pasi qё tashё ai kishte njё pёrvojё tё bujshme nga lufta nё Kosovё .Duhet pёrmendur shkatrimet e tanksave dhe pozicioneve tё armikut .Por “Sllupçani” sё bashku me kom.Deltёn kishin pёr detyrё edhe vёzhgimin e terenit .Kёshtu shpesh tё dytё tё armatosur dhe tё uniformuar hynin edhe mbrenda nё qytet tё Preshevёs.Kёtё e tregojnё bashkёluftetarёt si dhe familja e komandant Deltёs.”Sllupçani” ishte shumё i nderuar edhe aq mё tepёr kishte filluar tё bёhej idol i shumё tё rinjёve Preshevar.Shpesh ndihej zёri i tё rinjёve preshevar duke thёnё qё “Sllupçani” 20 vjeçarё ka ardhur te ne pёr tё sakrifikuar pёr tё mirёn tonё,e ne ç’tё presim mё .Kёshtu qё UÇPMB do ti plotёsojё rradhёt me shumё tё ri nga Presheva dhe gjetiu .

Më 12.02.2001”Sllupçanit” do tё i lindё vajza nё spitalin e Gjilanit.qё do tё pagëzohet me emrin Lorina.Por ai nuk do tё jetё pranё familjes sё tijё sepse nё kёto ditё do tё ketё luftime tё ashpra nё mes forcave tё UÇPMB-sё dhe atyre sёrbe.Kёshtu qё ai vendos tё qёndrojё nё vijё tё frontit deri sa tё qetёsohen luftimet..

Me arritjen e njё marёveshje nё mes forcave tё UÇPMB-sё dhe forcave ushtarako policore sёrbe si dhe fillimit tё konfliktit nё kufirin shqiptaro shqiptare tё Kosovёs dhe Maqedonisё nё Tanushё dhe mё vonё nё kala tё Tetovёs,”Sllupçani” nё pajtim me komandant Deltёn ,ai do tё pranojё demobilizimin nё UÇPMB pёr tu mobilizuar nё rradhёt e Ushtrisё Çlirimtare Kombёtare .Sepse tashё lufta vetёm kishte filluarё edhe nё vendёlindjen e tij. Ai në mars të vitit 2001 do të miret me bartjen e armatimit nga kanalet e ndryshme për ta futur në rajonin e Karadakut. Këtë aktivitet ai e zhvilloi për dy muaj me radhë duke u përballuar me një sërë problemesh,por më vonë ushtarët e UÇK kishin filluar të hyjnë edhe në vendëlindjen e tij pra në fshatin Sllupçan që Beqiri mbante pseudonimin me krenari . Atëherë në mes të muajit prill të vitit 2001 “Sllupçani” së bashku me disa shokë do të sjellin armatim nga Kosova nëpër malae të Karadakut dhe për të parën herë Beqiri do të vijë si ushtar në fshatin e tij dhe do ti shërbej kombit dhe vendit që shumë e donte.Nё Sllupçan nё mesin e shumё ushtarёve do tё gjejё edhe vёllaun e tij Blerimin. Në fillim ai kishte caktuar një shtëpi të pabanuar aty në fshat për të bërë ushtrimet pasi që ai emrohet menjëher komandant togu .Kësi lloj shtëpie në fshat kishte shumë që ushtronin ushtarët e UÇK . Tash Beqiri kishte 20 vjet por në radhët e veta kishte ushtarë që ishin edhe më të ri se ai , të cilët bënin ushtrime dhe patrullonin bashkarisht fshatin gjat muajit prill, numri i të cilëve arrinte gati 500 ushtar që gjendeshin mbrenda fshatit..

Tash ai e ndinte vetën shumë të përgaditur për luftë ,pasi që kishte kaluar dy luftra që ishin bërë me fitore nga ana e shqiptarëve dhe kishte fituar përvoj të madhe .

Ai edhe pse ishte në Sllupçan, edhe pse shumë kohë nuk i kishte parë të familjes dhe të afërmit e tij rrallё herё shkonte në shtëpi .’’ Nëna’’ e Beqiri thotë.’’Ai në këtë kohë edhe pse ishte këtu ishte si mysafir...kur përgaditsha diçka mirë për drek apo darkë e thirnim të vijë’’ .Beqiri çdo herë ishte i zënët me pregaditjen dhe stërvitjen fizike dhe psiqike të ushtarëve të togut të tijë.. Kjo u dëshmua mё vonё se ushtarët e tij do tё jenё shumё tё sukseshëm në luftën e cila do të fillojё më 2 maj 2001. Pra në këtë datë në ora 17’ në Slupçan dhe në gjithё komunën e Likovës nga Llojani deri në Hotël do të shpallet zonë e lirë nga Ushtria Çlirimtar Kombëtare..

Beqiri së bashku me togun e tij do të marrin pozicionet në hyrje në anën e djathtë të fshatit në vijën e parë të frontit.

Më 3 maj 2001 do të jepet edhe ultimatumi i parë nga forcat maqedone për ti lëshuar pozicionet e UÇK si dhe fshatarët ti lëshojnë trevat e tyre dhe të shkojnë drejtë Kumanovës , Likovës dhe kufirit me Kosovën . Popullata e kuptuan këtë kurth që po i kurdisej nga forcat ushtarake policore , dhe ata nuk pranuan largimin nga vatrat e tyre , por qëndruan pran bijëve dhe bijave të tyre .Tekefundit ushtarë tё UÇK-sё ishin bijtё e këtyre trevave .

Beqiri do të përjetoj edhe një kënaqësi tjetër në jetë, pikërisht më 4 maj kur forcat maqedone do të dështojnë në betejë në vendin e quajtur Bunari i Bejës, ato jo vetëm që nuk do të mundë të hynë në fshatin Sllupçan por ata do të tërhiqen thellë në qytet . Këtu vlenë të përmendet se më 4 maj 2001 Beqiri së bashku me disa bashkëluftëtar ( që për shkak siguris nuk përmenden emrat e tyre) e sulmojnë edhe punktin e forcave maqedone të vendosur afër poligonit të autoshkollës ‘’Jugo Fer’’ nën fshatin Llopat, pas kryerjes së aksionit me sukses , ai do të ndalet te hekurudha dhe do të vejë flamurin shqiptar në rampë të hekurudhës , ku do të valoj gjeri të nesërmen pas dite .

Në këtë ditë dmth. më 5 maj pas dite me inatimin e vuarjes së flamurit nga ana e Beqirit , forcat maqedone filluan një ofanziv shumë të fortё , dhe ata përdorën të gjitha mjetët që i kanë në disponim , nga helikopterët e llojeve të ndryshme , tanksat , topat si dhe minahedhësat të të gjitha kalibrave . Mirëpo edhe këtë herë nuk mundën të depërtojnë forcat maqedone , si që nuk do të mundën të depërtojnë edhe në ditët tjera .

Beqiri tashё do të jetë një nga ushtarët më me përvoj dhe çdo sulmi do të dijë ti përgjigjet me shkathtësinë e tijë ushtarake . Vlenё të përmendet se në këtë ditë ( 5 maj) Beqiri me disa eprorë dhe ushtarë do të shkojnë edhe në fshatin Opaj ku do të kërkoj nga to të organizohen edhe në këtë fshat dhe të shpallet zonë e lirë, mirëpo edhe pse të rijtë e këtij fshati kishin pranuar një gjë të till, e gjithë kjo dështoi pasi këtu popullata e këtij fshati u largua menjëher në drejtim të Kumanovës nga forcat maqedone.Për çdo ditë e pas çdo beteje në fytyrën e Beqirit vërehështë gëzimi i madh e për çdo çastë bëhej edhe më i lumtur , sepse këtë ai gjatë kohë e kisht pritur . Bashkëluftëtarët e tij thonin që ai çdo ditë e më shumë na i shtonte guximin edhe ne , njëri prej tyre rrëfen për ate se aty kah mesi i majit Beqiri e kishte marrë një bllok e kishte vendosur në rrugë dhe i shtrirë në mes të rrugës kishte sulmuar prej aty , thotë ishte trishtim i madhë të shohësh se si plumbat i shkonin mbi kokë por për fat të mirë asgjë nuk i kishte ndodhur atij . Nga ajo ditë Beqiri thonte se ‘’ plumbi i shkaut nuk më rrokë’’ kjo filloi të bëhet si thënje mbrojtëse ndër të gjithë ushtarët , dhe u krijua bindja se me të vërtet plumbi i shkaut s’mund të vrasë ushtarë të UÇK . Duhet theksuar se Beqiri kishte urdhëruar edhe hapjen e istikamit nën rrugën e asfaltuar , gjë që ishte një ide shumë e mirëpritur sepse lidheshin në të dy anët forcat e UÇK. . Bashkëluftëtarët e tijë thonë që Beqiri dinte të përdorë të gjithë llojet e armatimit edhe ate me një precizitet të madhë . Kështu që Beqiri do të bëhej edhe idoli i luftës ndër ushtarët e UÇK ,për ate më i afërt ishte ushtari ,ai nuk hante shumë ushqim sepse ushqehej me gëzimin e ushtarëve të tijë nga fitoret që pasonin çdo ditë e me rradhë. Beqiri nuk ishte vetëm ushtarë në pikë të frontit , por ai ishte aty ku e kërkonte nevoja ,kujdesej shumё pёr popullatёn duke i furnizuar me ushqim por mё tepёr edhe pёr ti dhёnё kurajo qё tё rrijnё nё trojet e tyre.Bёnte bartjen e armatimit pёr ta sjellё nёpёr pikat e frontit.. Duhet pёrmendur se mё 16.05 2001 Beqiri do tё bёjё njё ndeshje shumё tё rёndё nё rrugёn Orizare-Likovё duke bartur armatim, kёtu do ti lёndoj shumё kёmbёt,por pёr çudi ai s’do tё pranoj qё tё shёrohet nё spital por ashtu i lёnduar do tё shkojё pranё ushtarёve tё tij.Vellau i tij tregon se kur erdhi tё na vizitoj nё strehimore ku gjendej familja e tij me tё parё se nё çfar gjendje ishte Beqiri kёrkuam qё tё pushojё sё paku atё ditё por ai nuk pranoi.Nё shaka i thashё,rrёfen vёllau i tij :po nёse depёrtojnё forcat maqedone si do tё tёrheqesh,ai mu drejtua dhe mё tha se mё mire ёshtё, se edhe ashtu nuk e kam ndermend tё largohem por unё i gjallё e maqedonёt me hyrё nё fshatё nuk ёshtё e mundur,vetёm atёherё kur tё vjen lajmi se mё kanё shkelur tanksat ,besoni se mund tё depёrtojnё. Ai së shpejti do të gjendet edhe në betejën e Mateçës , për marjen nën kontroll të këtij fshati nga ana e UÇK. Beqiri ditën ishte afër ushtarëve të togut të tij kurse në mbrëmje ai shkonte në Mateçё kjo kohë është aty kah fundi i majit . Ai para se të shkojë në Mateçё për çdo ditë hynte e i vizitonte të familjes , pasi që nuk dihej se si do të përfundoj atje , aty ishte një luftë shumë e vështir, pa istikame , pa vijё fronti , prej muri në mur u luftonte , kurse forcat maqedone ishin të paisura si me mjete të rënda ashtu edhe nën mbrojtje të istikameve .

Me marrjen nën kontroll të fshatit Mateçё nga ana e forcave të UÇK-sё , Beqiri arriti ti vizitoj anëtarët e familjes. Prindёrit tregojnё se çdoherё kur na takonte neve si prindёr dhe tё tjerёt na thonte:lufta po mbaron,fitorja ёshtё e jona, sepse lufta jonё ёshtё e drejtё .Kёtё e thonte qё tё na japё vullnet dhe ta rrisё moralin te ushtarёt dhe te popullata.Beqiri çdoherё thonte: pas mbarimit tё luftёs kёtu, menjёherё do tё shkojё vullnetarishtё tё luftojё nё Çamёri. Ai e donte lirin dhe bashkimin kombёtarё mё shumё se jetёn e vet..Shumё herё familjes i thonte:edhe nёse vritem duke luftuar ,lirinё le ta gёzojnё fёmijёt tanё. Dhe pas këti takimi ai do të niset për të shkuar në Haraçin së bashku me kom.”Teli”, ‘’Sorrën ‘’,” Arushën ‘’ dhe disa shokë tjerë (që për arësye sigurie nuk mundë të përmenden emrat e tyre). Pra në fillim të muajit qershorё, Beqiri do të gjendet në Haraçinë ku do të emrohet komandant togu , dhe me shpalljen e zonës së lirë aty , ai së bashku me togun e tij do ti vendos pozicionet në hyrje të Haraçinës afër stadiumit. Tash vetëm Beqiri ishte i njohur për ushtarët , pasi që kishin dëgjuar qysh më herët për veprat madhore të tijë , ata e pritën me kënaqësi të madhe dhe ishte shumë i dashur në mesin aty ku gjindej , ai nderohej nga të gjithë edhe këtu ai do të njihet me pseudonimin ‘’Komandant Sllupçani ‘’ .

Bashkëluftëtari i tij me pseudonimin ‘’Sorra‘’ tregon se me shpalljen e zonës së lirë në Haraçinë, Beqiri për pos detyrave ushtarake , bënte edhe hapjen e istikameve me eskavator , përkujdesej për civilët që kishin mbetur në fshat e shumë punë të tjera .

Me fillimin e luftës që u zhvillohej në Haraçinë, Beqiri së bashku me ‘’Sorrën ‘’do të plagosen nga një granat e kalibrit 62mm më 19 qershor 2001 dhe ai do të marrë tri plagë , në qafë , në shpatull dhe në këmbën e djathtё .Të nesërmen nga Haraçina do të kthehet në spitalin ushtarak në Likovë e prej këtu për tu transferuar në Kosovë për shërim.Kështu që në ora 22 tё 20.06.2001 në mbrëmje do të niset për në Kosovë por për fat të keqë nuk do të mundë të kaloj kifirin dhe kështu në ora 2 do të kthehet mbrapsht. Ate do ta dëshpëroj në kёto momente jo organizimi i mirë i bartjes së të plagosurve si dhe kapadaillëku i disa ‘’komandantëve ‘’kështu që i dëshpëruar aq shumë ai do të këthehet përsëri në Haraçinë më 21 qershorë edhe pse i kishte tri plagë në trup . Më 22 qershor do të filloj ofanziva më e rëndë e forcave maqedonas mbi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në këtë ofanziv ushtria maqedone do të përdorë edhe aeroplanet ‘’Suhoi ‘’ të blera nga Ukraina për të vetmin qëllim shkatrimin dhe vrasjen e shqiptarëve . Në këtë ditë, pra 22 qershori Beqiri deri në ora 8 e mëngjesit ishte i shtrirë në spital së bashku me ‘’Sorrën ‘’ por ai në atë momentë ndëgjoj për mes radiolidhjes që në një pikë duhet përforcim sepse e kanë marrë nën kontroll forcat maqedone , kështu që ai menjëherë u ngrit edhe pse i plagosur dhe vendosi të dal në vij të frontit duke i rrjedhur gjak plagët e tijë.Bashkëluftëtarët e Beqirit rrëfejnë që derisa ishte Beqiri arritëm të marrim në kontroll prap këtë pikë strategjike porë për fat të keq Beqiri në orën 10 ‘ më 22 qershor 2001 në te u fut edhe plaga e katërt edhe më e rëndë e goditur nga predha e kaqushes ku pas 15 min të marjes së kësaj plage në hyrje të spitalit të improvizuar jep frymën e fundit ,’’ për të mos vdekur kurrë’’Në këtë ditë pas luftimeve të mundimshme pika strategjike kaloi prap në anë e forcave të UÇK duke i shkaktuar armikut dëme të mdha si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.

Shoqëruesit e dëshmorit tani, BEQIR SADIKUT thonë se me dhënien e frymës së fundit të tijë , neve na u shtua edhe më shumë trimëria , qëndresa dhe heroizmi i tij sa deshëm ti zbrapsim ata deri në thellsi të Vardarit që ti mer lumi e ti çojë në humner . Ata thonë’’ Heronjtë si Beqiri e disa shokë të tijë populli asnjëherë nuk mund ti harroj sepse ai bëri punën më madhore të kombit fitoi ‘’ SHENJTÉRINÉ ‘’

Beqiri është i varrosur në Haraçinё afër xhamisë së bashku me shtatë bashkëluftëtarë tjerë që ranë dëshmorë në betejat e Haraçinës, prej 22 qershor deri më 25 qershor të vitit 2001. Pas rivorrimit të gjithë dëshmorëve, Beqiri pushon tek kompleksi i vorrezave të dëshmorëve mbi fshatin Sllupcan. Aty pushojn të qetë një numër i madhë i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e 2001 nga rajoni i Kardakut të Kumanovës.

Vijat e tijë në ballë që filluan ti renditen si në luftën e Kosovës Preshevës e në fundë edhe ne vedlindjen e tij dhe lokalitetet për reth tregojnë se ai kishte parimin që njëherë e përgjithmonë duhet që shqiptarët të lirohen nga prangat sllave si dhe të bëhet bashkimi kombëtar një një shtet etnik shqiptar.

BEQIRI dhe gjith dëshmorët mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë sepse liria i ka rrënjët në gjak , ai u sakrifikua që në atdheun e tij të flitet gjuha e nënës , të ruhet nderi e kombi , e që flamuri të valoj i lirë në trojet tona shekullore .

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Beqir Sadiku is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Beqir Sadiku
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes