Quick Facts
Biography
Beqir Musliu u lind në Gjilan, Kosovë në vitin 1945; vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.
Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.
Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.
Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.
Tituj të veprave
Poezi
- „Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)
- „Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)
- „Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)
- „Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)
- „Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)
- „Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)
- „Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)
- Metafizika e Sfidimit
- Mandragora
- Klepsidra e Magjisë
- Martirium
- Magna Karta
- Ekzodus
- Kodeksi i Argasit
Prozë
- „Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)
- „Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)
- „Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)
- „Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
- „Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
Dramë
- „Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989):
- Unë Halil Garria
- Faustiana
- Ora e Kukuvajkës
- Panari i Gjilanit (Dramë e Jahi Jahiut
- „Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990):
- Murana
- Kori i Korbave
- Familja e Shenjtë, Teatri profesionist i Gjilanit, drama e Jahi Jahiut
- Antifona
Lidhje të jashtme
- Portali i Gjilanit