Bekim Sele
Quick Facts
Biography
Bekim Sele, është regjisor shqiptar i lindur me 27.03.1983 në Dragash të Kosovës. Në vitin 2007 ka diplomuar në degën e Regjisë së Filmit të Prof: Isa Qosja në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndërkaq në vitin 2009 kryen studimet posdiplomike në këtë Fakultet po në degën e Regjisë së Filmit dhe merrtitullin: “Master i Regjisë së Filmit” te prof. Isa Qosja. Me disa filma të tij, ai ishte pjesëmarrës në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Filmografia
FILMA ARTISTIK
- Film i shkurtë artistik "Amaneti i plakut", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "S’po rrihet ma", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Me vizatu n’ujë", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Kush e sheh, zemërohet", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Pa sy", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "Ngutu ngadalë", Regjisor, Skenarist
- Film i shkurtë artistik "PULA", Regjisor, Skenarist
- Film artistik "Liza po fle", Regjisor
- Film artistik "Gomarët e Kufirit", Ass. Regjisor
- Film i metrazhit të mesëm artistik "Lufta", Regjisor, Skenarist
FILMAT DOKUMENTAR
- Film dokumentar "Divi", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "O Zot", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "Baba Tomor", Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar "Fidani", Regjisor
- Film dokumentar "Ulpiana antike" Regjisor
- Film dokumentar “Trokitje” (Portret - Fadil Vata) Regjisor, Skenarist
- Film dokumentar “Dëshmorët e Opojës” Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Një jetë për Kosovën” (Portret - Shaban Manaj) Producent
- Film dokumentar "MAPL - 5 vjet" Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Kur Vritet Tribuni” (Portret – Ismet Rraci) Regjisor, Producent
- Film dokumentar “Dita e Çlirimit e Komunës së Gjakovës ” Regjisor, Producent
FESTIVALET
Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut: ”Një Botë”-Prishtinë,Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër: ”SWIKOS”-Bazel-Zvicër, Festivali Ndërkombëtar i Filmit tëshkurtër dhe Dokumentar i Studentëve: ”SKENA UP”-Prishtinë,“NINE ELEVEN”, Prishtinë.
SHPËRBLIMET
1. Regjia më e Mirë-“SWIKOS”-BAZEL,(Me Filmin LUFTA)
2. Skenari më i Mirë-“Nine Eleven”-Prishtinë,(Me Filmin LUFTA)
3. Muzika më e Mirë-“Nine Eleven”-Prishtinë,(Me Filmin LUFTA)
ANGAZHIME TË TJERA PROFESIONALE
Në vitin 2007 - 2008 ka përkthyer literaturë nga fusha e filmit.
Është pronar i kompanisë:N.SH “New Film” Aktualisht është i punësuar në Komunën e Prishtinës.