Begzad Baliu
Quick Facts
Biography
Prof. dr. Begzad Baliu
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Edukimit
Prishtinë, Bregu i Diellit, Rruga “Gazmend Zajmi”, B1, H1, nr. 23
Tel. +377 (0)44 173 596
E-mail: [[1]], [[2]]
1966: I lindur në fshatin Makresh të Gjilanit.
1992: Mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Filologjisë, Degën e Gjuhës dhe të letërsisë shqipe.
1994: Regjistroi studimet e magjistraturës në Fakultetin e Filologjisë.
1996: Filloi punën prej asistenti në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
1999: Mbroji temën e magjistraturës Kontributi i Profesor Çabejt në fushë të onomastikës.
2000: Botoi veprën Gustav majer dhe albanologjia, e cila u ribotua në Tiranë një vit më vonë.
2004: Mbrojti tezën e doktoratës Onomastika e Gallapit.
2005: Mori thirrjen Prof. ass. në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.
2006-2011: Kryeredaktor i revistës shkencore “Educologia”, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
2008: Qendra e Studimeve Albanologjike e nominoi për çmimin vjetor, për veprën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan.
2009: Bashkë me kolegë të Universitetit të Korçës dhe të Universitetit të Europës Juglindore organizojnë Konferencën e parë dhe themelojnë kolonën e botimeve universitare “Sociolinguistika shqiptare” (Korçë-Tetovë-Prishtinë).
2009: Mori thirrjen Prof. asoc. në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.
2011: Mentoron projektin e gjashtë studentëve polakë të masterit nga Universiteti i Varshavës, me titull: “Kosova e pavarur në sytë e të rinjve të saj (shoqëria - kultura – politika)”
2013: Mori thirrjen Prof. i rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.
2013: Anëtar i projektit “Eposi në pesë shtete të Ballkanit” dhe bartës i nënprojektit të tij “Eposi në ndërdijen kombëtare”, i cili mori çmimin special Europa Nostra, nga Këshilli Evropian)
2015: Redaksia e shtëpisë botuese “Argeta LMG” e zgjedh në krye të Projektit “Bibliografia universale e Nënës Tereze” (Tiranë, 2015- )
2016: Drejtues i projektit Gjuha e teksteve të historisë në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Indiana, SHBA)
2016: Anëtar i projektit Struktura letrare dhe didaktike e Librit të leximit në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Lubjanës)
2016: Autor i projektit në proces Leksiku i poezisë shqipe të shekullit XX (me Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë)
** *
Ligjërues dhe kumtues në disa universitete, konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si në Universitetin e Turunit “Nikolla Koperniku”, Universitetin e Shkupit, Universitetin e Varshavës, Universitetin e Europës Juglindore (Budapest) etj. Organizator dhe koordinator i shumë konferencave me karakter ndërkombëtar, pothuajse në të gjitha universitetet dhe institutet shkencore shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë etj.
Vepra e tij është recensuar dhe vlerësuar nga studiues, si: Prof. Jup Kastrati, Prof. dr. David Luka, Akademik Gjovalin shkurtaj, Prof. Shefki Sejdiu, Prof. dr. Petrit Kotrri, Prof. dr. Rami Memushaj, dr. L’ubor Kralik, Prof. dr. Rexhep Doçi, Prof. dr. Shaban Sinani, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. dr. Tefë Topalli, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Prof. Mentor Quku, dr. Ledi Shamku, Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, dr. Musa Ahmeti, Prof. dr. Jusuf Osmani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Merxhan Avdyli, Prof. Avdyl Sulaj, Prof. dr. Zhyljeta Kadilli etj.
Nga vitit 2009 konceptet e tij për Historinë e albanologjisë janë përfshirë në Syllabusin e studimeve master të Universitetit të Vlorës, ndërsa vepra Kërkime albanologjike si vepër obliguese. Gjithashtu në veprën universitare Onomastika shqiptare, puna kërkimore e Begzad Baliut në këtë fushë është përfshirë në një kapitull të veçantë. Gjithashtu, disa nga studimet e tij shkencore gjuhësore dhe veprat letrare e publicistike janë botuar në gjuhën angleze, italiane, holandeze, boshnjake, kroate dhe rumune.
Tri dekadat e fundit i është besuar përgatitja e veprave studimore të Eqrem Çabejt, Jup Kastratit, Shefki Sejdiut, Zenun Gjocajt, Nuhi Veselajt etj.
Vepra të autorit
Kërkime në fushë të albanologjisë Gustav majeri dhe albanologjia - Në 100-vjetorin e vdekjes (Gustav Meyer und die Albanologie: Dises Buch wird dem 100. Todesjahr gewidmet), Prishtinë, ”Shpresa”, 2000, 160 fq. Katalogizimi, 809.198.3(091): 929 Gustav majer / 929:809.198.3(091); Tiranë, 2001: Vepër për Gustav majetin, kontributin e tij në fushë të albanologjisë, si dhe vendin që zë ai në studimet albanologjike gjatë më shumë se një shekulli. Vlerësime: Prof. dr. Jup Kastrati: Ky studim monografik, hartuar nga Begzad Baliu, karakterizohet për disa veçori dalluese: Është ndërtuar mirë nga ana kompozicionale dhe tematike. Është zbatuar një metodë e qartë. Gjuha e tekstit është e kuptueshme dhe komunikuese me lexuesin. Punimi ka burime të shumta. Literatura shkencore e shfrytëzuar është e lexueshme. Për herë të parë në studimet tona gjuhësore realizohet një monografi e tillë për albanologun më të madh të shekullit XIX, Gustav majerin. Punimi çel shtigje të reja gjurmimesh për këtë dijetar të shquar.
Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit, 2005, Prishtinë. Monografia e parë e kësaj natyre në studimet albanologjike, në të cilën kontributi i Profesor Jup Kastratit nuk shihet thjesht si një arkiv shënimesh po si një proces sistematik që krijuan bazën e një Historie të albanologjisë dhe qytetërimit shqiptar përgjithësisht. Vlerësime: Mentor Quku: Libri përbëhet nga pesë korpuse të mëdha, që përbëjnë pesë njësi organike më vete, të cilat qëndrojnë në harmoni të plotë me strukturën e veprës në tërësi. Libri jep një tablo mjaft të plotë të aktivitetit shkencor të Jup Kastratit. Në pjesën e parë autori ndalon në konceptet e profesorit për shkencën e bibliografisë. Ai arrin në konkluzione të drejta lidhur me raportet që kishte krijuar Jup Kastrati mes bibliografisë, si shkencë më vete dhe studimeve albanologjike. Këtu e gjen Begzad Baliu fillesën e interesimit të madh të Jup Kastratit ndaj bibliografisë. Paraqet interes fakti se Jup Kastrati i jep dimensione të reja kësaj shkence të lëvruar vite më parë nga shumë studiues të huaj e vendas. Këtu një rol të madh luajtën konceptet që kishte ai mbi shkencën e bibliografisë. Kastrati ka pasur aftësitë e duhura për të tejkaluar standardet dhe modelet e zakonshme të shkollës shqiptare dhe të shkollës albanologjike. Mr. Tahir Foniqi: Libri “Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit” është monografia e parë e këtij lloji në studimet albanologjike. Ç’është e vërteta kërkimeve në fushë të bibliografisë nuk iu kanë munguar veprat bibliografike, qofshin ato përshkruese, kronologjike apo edhe speciale, si edhe ndonjë studim për autorë a fusha të caktuara, por i ka munguar një monografi e veçantë e karakterit të plotë shkencor. Vepra e Begzad Baliut më në fund promovon edhe këtë fushë në studimet albanologjike, për disa arsye: së pari, studimi është bërë duke u nisur nga metoda diakronike; së dyti, është projektuar vepra e plotë dhe shterruese e njërit prej studiuesve më të rëndësishëm të bibliografisë dhe albanologjisë, dhe së treti, por jo së fundi, vepra është një sintezë me të gjithë përbërësit e kësaj natyre. (...) Vepra në fjalë është studim serioz dhe i thelluar, i hulumtuar, i sistemuar dhe i interpretuar me sukses të dalluar, shpesh me qëndrim kritik dhe aparaturë të stabilizuar shkencore. Vlerësoj se kjo vepër është kontribut i rëndësishëm, e cila ndihmon bibliografinë dhe albanologjinë njëkohësisht.
Semantika e fjalësit (Monografi për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt), Prishtinë 2009. Monografi sintetike dhe analitike për njërin prej albanologëve të veçantë të gjysmës së dytë të shekullit XX Zenun Gjocajn. Vlerësim: Mikel Gojani: Studiuesi Baliu, nëpërmjet prezantimit të tij në librin “Semantika e fjalësit” (Monografi për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt), dëshmon se është njohës i mirë i rrugës jetësore dhe veprimtarisë intelektuale të Zenun Gjocajt, duke paraqitur nëpërmjet këtij studimi portretin fondamental të këtij personaliteti të jetës intelektuale, studimore dhe atdhetare. Studimi në fjalë është organizuar në mbështetje të një metodologjie të pranueshme shkencore me faktet dhe të dhëna të fuqishme, duke i përforcuar konstatimet e tij shkencore. Për t’i dëshmuar këto konstatime që ai i prezanton në këtë libër, na jep portretin autentik të kësaj vlere të jetës intelektuale dhe studimore. Njazi Ramadani: Kjo monografie e Begzad Baliu për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt, njëkohësisht është vetëm kapitull i një historie të albanologjisë që po e shkruan.
Kërkime albanologjike, Prishtinë, 2010. Vepër e formimit të koncepteve, nocioneve dhe metodave bashkëkohore për një qasje të re në studimet albanologjike. Prof. dr. David Luka: Pikërisht për të paraqitur këtë mendim, tanimë të formësuar dhe të institucionalizuar, po punon dr. B. Baliu në veprën e tij “Kërkime albanologjike”. Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje, ai ka përqasur edhe platformën e punës së vet. Së pari do të merret me konceptet shkencore të autorëve të veçantë. Ky është hapi i parë, që gjithsesi mbetet i vështirë, sepse kërkon jo vetëm një përgatitje tejet serioze, një njohje të saktë e të plotë të shkollave e drejtimeve gjuhësore që kanë mbizotëruar në qarqet gjuhësore shkencore të Europës në kohë të ndryshme etj., por në të njëjtën kohë edhe pasqyrimin e këtyre shkollave në veprat e autorëve që do të analizohen.
Referenca albanologjike, Prishtinë, 2010: Një vepër e përpjekjeve fillestare për të përcaktuar nyjat teorike, historike dhe metodologjike të një Historie të albanologjisë. Vlerësimi: Prof. doc. dr. Zenun Gjocaj: Mbi të gjitha, do theksuar fakti se kjo vepër e gjerë dhe e thelluar në shumë pika, krahas veprave dhe studimeve të deritashme përtregon se dr. Begzad Baliu është studiues i formuar me profil të specializuar gjuhëtari, që e merr seriozisht metodologjinë bashkëkohore, qoftë kur trajton histori gjuhësie shqiptare, qoftë kur merret me probleme më të përgjithshme.
Hulumtime albanologjike, Prishtinë, 2015. Vazhdim i kërkimeve në fushë të historisë së albanologjisë në një format më të gjerë, për të mos thënë në një format monografik. Vlerësim: Sejdi Gashi: Me ndihmesën e vyer si gjurmues i gjuhës dhe jo vetëm kaq, studiuesi dhe profesori universitar, Begzad Baliu, pa dyshim që është lidhur ngushtë e shpirtërisht me institucionet shkencore e studimore të fushave të gjuhësisë e të albanologjisë, në vend dhe jashtë, sepse përmes angazhimit të tij shkriu gjithë punën e vet gjurmuese, me detyra të rëndësishme dhe eci në hullitë që ndihmonin drejtpërdrejt në plotësimin e tyre.
Testamenti shkencor i Profesor Jup Kastratiti, Prishtinë, 2016. Një pamje shteruese e veprës së botuar dhe në mënyrë të veçantë, një sintezë e planifikuar e botimit të veprave të plota të Profesor Jup Kastratit, dalë nga dokumente të ndryshme të kohës dhe nga letërkëmbimi shumëvjeçar i autorit me Profesor Kastratin. Autovlerësim: Duke krijuar një kolanë vëllimesh me të dhëna sa më të plota, tekstesh të botuara, apo të botuara vetëm pjesërisht dhe me studime të plota të mbetura në dorëshkrim, doja të nxirrja në plan të parë atë pjesë të veprës së tij, e cila është botuar dhe pjesën tjetër e cila pret të botohet. Në këtë paraqitje mjaft të plotë të veprës së tij, doja të vija theksin në vëllimet bibliografike, albanologjike dhe të letërsisë arbëreshe, të përgatitur për shtyp nga dora e tij, e cila do të duhej të botohej sa më parë, jo vetëm për shkak të obligimeve që kemi ndaj tij si krijues, por edhe ndaj nevojave të sotme që kanë për to institucionet shkencore e arsimore, si dhe veçanërisht shkenca e albanologjisë.
Gjurmime gjuhësore, Prishtinë, 2016. Një vëllim tjetër në serinë e botimeve në fushë të historisë së albanologjisë, brenda të cilit përfshihen studimet për Thimi Mitkon, Ludwig von Thallóczy, Jorgji Gjinarin, Anrokli Kostallarin, Zenun Gjocajn, leksikun e Beqir Musliut etj. Vlerësim: Avdyl Sulaj, “Kështu, me këtë vepër, prof. dr. Begzad Baliu, pasuron karrierën e tij shkencore, sjell një ndihmesë të re e të vyer në historinë e albanologjisë edhe për probleme të sotme të saj. Ai vijon e çon përpara traditën tashmë të pasur me vepra të kësaj natyre, si: Historia e albanologjisë e prof. Xheladin Gosturanit, Historia e albanologjisë, vëllimi i parë, të prof. Jup Kastratit; Leksikon i gjuhëtarëve të shquar shqiptarë, vepër madhore e prof. Artan Haxhit dhe prof. Tefë Topallit; Filologë që nuk harrohen, Tiranë 2002, e prof. Murat Gecajt etj”. Faton Krasniqi: “Pa dashur që në këtë vepër të merremi me të gjithë kapitujt dhe temat e tyre veç e veç, dua që t’i identifikoj këtu raportet e tij me nocionet dhe termat shkencore. Pa dyshim, mund të them gjithashtu se edhe temat dhe personalitetet e tij i përzgjedh dhe i bën objekt studimi në mënyrë të veçantë. Po t`i shohim dhe lexojmë me kujdes veprat e tij, atëherë do ta kuptojmë se ai vërtetë ka një gjuhë dhe një stil të veçantë gjuhësor shumë origjinal në tekstet tona shkencore. Duke qenë i tillë, i qartë dhe i një standardi të lartë, kërkimet e tij shkencore dhe sintezat e thella i ka përshkuara me vlera të larta intelektuale, të cilat lexohen jo vetëm si vlera të një fushe të ngushtë gjuhësore, por edhe si vlera me sfond të gjer albanologjike e me përmbajtje të gjithanshme nacionale, që përcaktojnë kufijtë e qytetërimit shqiptar”.
Sprovë për historinë e albanologjisë, “Era”, Prishtinë, 2016. Sprova e parë e një sinteze të gjerë të historisë së albanologjisë, që doli më shumë si nevojë e kohës sesa një dëshirë e autorit për të botuar sintezën e tij të albanologjisë për hapësirën, institucionet, sintezat dhe autorët më të rëndësishëm të albanologjisë. Vlerësim: Prof. dr. Tefë Topalli: Kërkimet e tij albanologjike Begzad Baliu i ka filluar me studime dhe tema të karakterit përgjithësues dhe vlerësime veprash me karakter historiko-gjuhësor, por i ka kurorëzuar për herë të parë një vëllim studimet me temë shkollën austro-gjermane të albanologjisë dhe rolin e Gustav majerit, si themelues i shkencës së albanologjisë.(...) Për autorin është ky hap sa i guximshëm, aq edhe i vështirë, por që ia ka dalë matanë nga pikëpamja dinamike e përvijimit të drejtimeve të reja studimore, duke u përpjekur që shumë çështjeve t’iu japë zgjidhje të mundshme. Këtu synohet përvijimi i mëtejshëm i problemeve madhore të albanologjisë, trajtuar nga studiues të shquar të kalibrit ndërkombëtar, duke i parë një mori çështjesh me rëndësi jo vetëm për gjuhësinë shqiptare, por edhe për linguistikën në përgjithësi”.
Kërkime në fushë të onomastikës dhe leksikografisë
Onomastika e Gallapit, (I), Prishtinë, 2016: Vëllimi i parë i monografisë shumëvëllimëshe që nuk ka përfunduar për strukturën gjuhësore, historike dhe etimologjike të mikrotoponimisë së krahinës etnografike të Gallapit. Vlerësim. Prof. dr. Rami Memushaj: Për të gjitha këto arsye, të dhënat e analizat e shumta të veprës "Onomastika e Gallapit" e bëjnë këtë libër me vlerë për historianin e gjuhës dhe për etimologun, me shumë interes edhe për një masë të gjerë specialistësh të gjuhës e madje lexuesish të thjeshtë. Në të nuk shohim ekzaltime "patriotike", siç po ndodh në disa raste këto kohët e fundit, kur saktësia shkencore sakrifikohet për hir të "patriotizmit" krahinor a kombëtar. Me këtë vepër prof. B. Baliu i paraqitet lexuesit si një onomasiolog i përkushtuar, me ndihmesa të konsiderueshme në fushën e onomastikës dhe që premton shumë për të ardhmen”. Prof. dr. Mustafa Ibrahimi: Vepra “Onomastika e Gallapit“ të B. Baliut, me origjinalitetin e tij, me të dhënat e shumta teorike, me disa veçori të përbashkëta midis gjuhëve ballkanike, me materialin e pasur dialektologjik, me leksikun dhe toponomastikën e pasur dhe me vështrimet leksiko - semantike të mikrotoponimeve, paraqet një kontribut të çmueshëm në fushën e studimeve të onomastikës shqiptare, e cila hap shtigje të reja për studime teorike, në këtë fushë të gjuhësisë shqiptare dhe studimeve ballkanologjike në përgjithësi. Në këtë mënyrë autori Begzad Baliu me këtë vepër të rëndësishme shkencore, e pasuroi gjuhësinë tonë në përgjithësi dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.
Kontributi i Eqrem Çabejt në fushë të onomastikës, Prishtinë, 2000. Dorëshkrim publik i temës së magjistraturës. Një sintezë e plotë e dijes çabejane për konceptet teorike dhe historiko-gjuhësore në fushë të onomastikës shqiptare në kontekstin para se gjithash historik. Vlerësim: Ma. Faton Krasniqi, phd.: Interesimi i Prof. dr. Begzad Baliut për kontributin e Eqrem Çabejt në studimet albanologjike në përgjithësi dhe për studimet në fushë të onomastikës në veçanti është i hershëm. Deri tash ai kam shkruar dhe botuar disa artikuj për përvjetorët e Çabejt, për botimin e veprave të tij, për kontributin e tij në fushë të albanologjisë etj. Ndryshe nga studimet e deritashme për vendin e onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt dhe për vlerësimet e përgjithshme që janë dhënë, qëllimi i tij për të prezantuar kontributin e Eqrem Çabejt në fushë të onomastikës ishte i interesit metodik e teorik, kritik e sintetizues, problematik e diskutues, vlerësues e ndërtues etj. Pra, në këtë vëllim janë shtruar çështje të përgjithshme, janë shikuar metodat, detyrat, parimet e kriteret e studimit, janë bërë shtresimet historike të onomastikës, janë bërë përpjekje për zgjidhjen fonetike, gramatikore e etimologjike të tyre ose janë problematizuar disa nga ato. Ndonjëra nga ato, sikur është etnonimi arbër, toponimi Dardani e ndonjë tjetër janë shtruar më gjerësisht edhe njëherë për diskutim, pavarësisht nga rezultatet e deritashme, ndërsa disa nga rezultatet e tij tashmë të pranuara nga gjuhësia shqiptare, janë plotësuar edhe me elemente të reja.
c
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2014. Një hyrje në studimin e onomastikës shqiptare në kontekstin ballkanik. Vlerësim. Prof. dr. Jusuf Osmani: Autori i këtij libri është onomasticient, i cili këto probleme i ka trajtuar edhe më parë në studime të veçanta, në kumtesa të konferencave shkencore, në diskutime tryezash etj. Ai ka punuar për shumë vjet në Komisionin Qendror të Standardizimit të Emërvendeve të Kosovës, ku ka dhënë kontrubut të çmuar në mesin e atyre kolegëve të cilët kanë punuar me përkushtim për vënin e një rendi në toponiminë e Kosovës, prandaj sintezat e tij në këtë vepër janë vetëm një pjesë e kontributit të tij të përgjithshëm në këtë fushë.(…) Ndryshe nga një numër shumë i madh i studimeve për gjerndjen e toponimisë shqiptare jashtë shtetit politik shqiptar, studimet dhe vlerësimet për toponiminë shqiptare në Shqipëri, nëse përjashtohen rastet krahasuese, kanë munguar. Autori i këtij libri për herë të parë, nën titujt: [null sprova për ndryshimin e toponimisë ndërmjet dy luftrave botërore] dhe [null standardizimi gjatë sistemit komunist], na e sjellë një pasqyrë të plotë të ndryshimeve të saj gjatë shekullit XX. Duke iu referuar botimit më të ri të regjistrit të emërvendeve të Shqipërisë autori ka sjellë një sintezë, e cila në të ardhmen mund të përdoret si një material shumë i rëndësishëm për të nxjerrë përfundime që kanë të bëjnë me çështje gjuhësore, kulturore, etnolinguistike dhe madje politike.
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashk.), Prishtinë, 2005. Shënim: Më 2 dhjetor 1999, të ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës, u mblodhën një grup studiuesish, të cilët në disa seanca pune shqyrtuan gjendjen e toponimisë në Kosovë dhe sidomos emrat vendbanimeve të saj. Kjo, sepse ato, si pasojë e ndryshimit të emrave të tyre nga administrata shtetërore serbe për një periudhë të gjatë, kishin pësuar ndryshime të dhunshme. Nga ana tjetër, si një kundërpërgjigje ndaj ndryshimeve të tilla, popullata vendore kishte filluar të emërtonte vendbanimet e tyre pa ndonjë koncept dhe pa bazë shkencore dhe pa motivime të domosdoshme. Në një situatë të tillë, nga Komisioni kërkohej krijimi i disa parimeve bazë mbi të cilat do të bëheshin ndreqje të atilla sa të mund të rivihej mbi themele të shëndosha historia e përmbysur e Kosovës edhe në këtë sferë të kulturës, shumë herë dhe në shumë mënyra. Kërkimet e gjeratëhershme shkencore në fushë të toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontekst të kufijve historikë, që kufizonin Dardaninë antike, dëshmonin për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave ofronte një pasqyrë më të saktë të lëvizjes së kulturave gjuhësore, etnografike e historike, si shenjat më përmbajtjesore të identifikuara historikisht nga literatura greke e romake dhe nga mbetjet arkeologjike, të cilat vazhdojnë të nxjerrin krye edhe në ditët e sotme. E parë si makrostrukturë sociogjuhësore dhe historike, toponimia e Kosovës dhe Dardanisë, përbëhej nga tri paradigma: etnike, e motivuar dhe në kontekst; kurse e definuar si mikrostrukturë (përgjithësisht e thelluar gjuhësore), kjo toponimi përfshinte një areal më të gjerë historik e gjuhësor dhe një numër të rëndësishëm shtresash gjuhësore, mbi të cilat ishte strukturuar etimologjia e saj. Pra, në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, në dy shekujt e fundit, si rezultat i ndërtimit të koncepteve nacional-romantike, përplaseshin dy kultura gjuhësore, kulturore, madje dhe etnopsikologjike: ajo shqiptare dhe ajo sllave, në mes të të cilave qëndronte dhe një shtresë tjetër: kontekstuale.
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Argeta, Tiranë, 2006. Përmbledhje studimesh dhe tekstesh publicistike në kontekst të një aktiviteti shumë të ndenjur të Komisionit për Standardizimin e emërvendeve të Kosovës. Vlerësim: Prof. dr. Shaban Sinani: Autori i këtij libri Begzad Baliu i ofrohet lexuesit me një vepër që mund të quhet “tekst i hapur”. Kështu ai i bën një shërbim të vlefshëm dijes shqiptare, qoftë në rastin kur i shtron dhe i zgjidh problemet, qoftë në rastin kur i shtron dhe fton shkencëtarët të gjejnë një zgjidhje më të mirë. Prend Buzhala: “Vepra e fundit “Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës” dëshiron të na e tërheqë vëmendjen se nuk duhet të jem aq mospërfillës ndaj onomastikës dhe toponimisë sonë kundruall miteve poltike që kanë ngritur të tjerët e kryesisht pushtuesit në këtë drejtim, duke lënë këndej gjurmët e tyre të përvetësimit”.
Onomastika e Kosovës - ndërmjet miteve dhe identiteteve, Prishtinë, 2009. Përmbajtja: Vepra sjell një pamje të dijes së onomastikës në kontekst edhe të dijeve të tjera të afërta me te, sikur janë antroponimia, etimologjia, letërsia etj. Vlerësime: Dr. Zhyljeta Kadilli: Vepra e Begzad Baliut është padyshim në fondin e çmuar të albanologjisë. Ajo vlerësohet për punën e madhe të autorit në drejtim të mbledhjes së onomastikës së Kosovës, si dhe në interpretimin e saj historik, gjuhësor dhe kulturor. Metodologjia e përdorur është ajo e analizës dhe sintezës. Idetë e hedhura do të ngjallin interes dhe do të bëhen objekt studimi ndoshta në të ardhmen. Onomastika e pasur e Kosovës në mungesë shpesh herë të dokumenteve do të jetë një material i mirë në duar të studiuesve për probleme të ndryshme të gjuhësisë, historisë, e pse jo dhe atyre të shkencave sociale. Profesor Begzad Baliu është jo vetëm një studiues i shkëlqyer i onomastikës, por dhe një bibliograf i përmasave të mëdha. Ai e njeh në mënyrë të përkryer mendimin shkencor për onomastikën në përgjithësi e gjithçka rrjedh prej saj. Ky libër është komunikim i drejtpërdrejtë me historinë dhe më i domosdoshëm se kurrë sot. MA. Anisa Kosteri: Onomastika e Kosovës është, pa dyshim, një vepër me vlera të mëdha gjuhësore shqiptare, në veçanti asaj kosovare. Kjo vepër është kurorëzim i përcaktimit të toponimisë, antroponimisë, si element thelbësor në përcaktimin e vetëdijes për gjuhën kombëtare, si vetëdije për identitetin në epokën globale.
Onomastikë dhe identitet, Prishtinë, 2012. Përmbajtja: Përmbledhje studimesh për aspekte të onomastikës, të cilat veç tjerash përcaktojnë edhe esencat dhe referencat historike të identitetit tonë. Vlerësim: Prof. dr. Bahtijar Kryeziu: “Nga e gjithë kjo që u tha më lart, shprehim opinionin tonë se vepra Onomastikë dhe identitet përbën një punë të vyer, të kujdesshme dhe me rëndësi për gjuhësinë shqiptare dhe onomastikën. Ajo dëshmon për ecurinë rritëse e pjekurinë e plotë shkencore të autorit, po edhe një tregues të gëzueshëm të kaheve serioze, gjithmonë e më të epërme që po marrin studimet shkencore në Kosovë nga studiues të mirëfilltë e të pasionuar, siç është edhe dr. Baliu”.
Onomastika dhe dokumenti, Prishtinë, 2016. Vepra përfshinë dy studime monografike: mbi zhvillimin e onomastikës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX dhe studimet onomastike në Maqedoni, si dhe dy dokumente të rëndësishme për historinë e onomastikës shqiptare të vitit 1918 dhe 1938. Vlerësim: Akademik Gjovalin shkurtaj: Begzad Baliu, i takon brezit të mesëm të studiuesve shqiptarë. Fazën e parë të kërkimeve të tij e ka përmbyllur me kërkimet e tij të shtrira në disa fusha të dijes së albanologjisë: histori e albanologjisë dhe sidomos të onomastikës: toponimi e antroponimi, standardologji, onomastikë e letërsisë etj. Rezultatet e tij në përmasa të studimeve më të vogla e më të mëdha deri më tash janë kurorëzuar në vëllime monografike apo në përmbledhje me studime të kësaj natyre. Në periudhën në vazhdim presim që kërkimet e tij shkencore t’i kurorëzojë edhe me projekte të mëdha me karakter kombëtar e mbarëshqiptar. Dr. Hidajete Azizi, “Karakteri hulumtues e studimor në angazhimin e autorit nxjerr në sipërfaqe një personalitet shkencor mirë të formuar e të rafinuar, ndërkaq që karakteri vlerësues në angazhimin e autorit në fushën e onomastikës është po aq i rëndësishëm, për të mos thënë, edhe më i rëndësishëm, nga fakti se vlerësime të tilla gjithëpërfshirëse për të arriturat studimore në fushë të onomastikës në hapësirën mbarëshqiptare janë pak të realizuara nga ana e studiuesve shqiptarë”.
Kërkime gjuhësore në veprën letrare të Beqir Musliut (bashk.), Prishtinë, 2016. Përmbajtja: Një kërkim shterues në bashkëpunim me kandidatin e doktoratës Faton Krasniqin, në fushë të leksikografisë, në veprën letrare (poezi, tregime, romane dhe drama) të Beqir Musliut. Një kërkim i veçantë i kësaj natyre në studimet gjuhësore shqiptare, i cili e nxjerr shkrimtarin Beqir Musliu, ndër krijuesit që ka sjellë pasuri të veçantë leksikore në letërsinë shqiptare.
Kërkime në fushë të bibliografisë
Çabej 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë 1952-2002), Prishtinë, 2006. Vëllim i bibliografisë së studimit dhe botimit të veprës së Profesor Çabejt në Kosovë. E para vepër e kësaj natyre në studimet shqiptare. Një hulumtim shterues dhe një përshkrim sintetik i gjithë asaj që është lexuar botuar në shtypin shkencor e publicistik në Kosovë. Vlerësim: Prof. dr. Shefki Sejdiu: Për fund, mund të them se vepra Çabej 1 (...), e autorit Begzad Baliu ka sjellë risi edhe metodologjike në fushë të bibliografisë, duke ndërtuar një raport informativ e komunikues, do ta quaja tringular NN – Çb – BB, midis autorit të bibliografisë (B.B.), autorëve të shumtë studiues të veprës së Çabejt (NN) dhe vet Çabejt (Çb), kësaj figure të rëndësishme të shkencës shqiptare”. Prof. dr. Petrit Kotrri: Bibliografia e Begzad Baliut, është e para e këtij lloji e botuar ndër ne dhe duke mos pasur një version të tillë ndër ne, besoj se fjala është për një model të tij origjinal, që besoj të quhet si bibliografi filologjike. Duke qenë filolog prej profesioni besoj se edhe koncepti i tij për një bibliografi të kësaj natyre kuptohet plotësisht. Bibliografi a e këtij lloji do të jetë në interes të shumë hulumtuesve dhe studiuesve të veprës së Prof. Çabejt, ndërsa që tani ajo mund të bëhet një model me interes për studimet albanologjike. Prend Buzhala: Begzad Baliu (i lindur më 1966) është një gjurmues, sistematizues e studiues i pasionuar i bibliografisë e i arkivave bibliografikë. Sado që ka zëra që thonë se bibliografia nuk është shkencë, megjithatë mund të thuhet se lëmi i gjerë i bibliografisë paraqet mundësi për studime shkencore të bibliografive dhe studimeve bibliografike: me aparaturat përcjellëse, me përbërësit informativë, me komentimet, me antologjitë e përzgjedhjet e mendimeve për akëcilin autor a vepër, me pasuse vlerësimesh, me përfundimet, rezymetë etj. Mr. Tahir Foniqi: Nga ky tekst bibliografik krijohet ideja e plotë për kontributin e profesor Çabejt në fushë të albanologjisë në përgjithësi dhe në fushë të gjuhësisë, letërsisë, folklorit, historisë etj. Prej veprës së tij, shumë lehtë, krijohet mendimi për ndikimin që ka bërë Eqrem Çabej në jetën tonë shkencore, arsimore, kulturore e mendore në rrethet shkencore të shkollës shqipe e në qendrat ndërkombëtare të albanologjisë.
Bibliografia përmbajtjesore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2008. Botim i parë sistematik i kësaj natyre në fushë të bibliografisë në kërkimet bibliografike. Vlerësim: Gjon Berisha, Puna dhe veprimtaria 25-vjeçare e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, është prezantuar kohëve të fundit para lexuesit në formë të përmbledhur bibliografike, nga studiuesi Dr. Begzad Baliu. Në këtë bibliografi janë të radhitura, sipas standardeve bibliografike, të gjitha punimet, studimet, kumtesat, ligjëratat etj., të revistës së këtij institucioni me të njëjtin emër, e cila gjatë viteve1974-2007 ka nxjerrë në dritë njëzetë e pesë numra në tridhjetë vëllime. Bibliografia përmban një parathënie, në të cilën autori ofron të dhëna të çmueshme mbi historikun e themelimit dhe veprimtarisë 25-vjeçare të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Bibliografia është e organizuar në dy forma: në radhitje kronologjike, sipas numrave të revistës, ku për brenda saj është e përdorur mënyra e radhitjes sipas pasqyrës së lëndës së revistës, duke vazhduar me pas sipas alfabetit; dhe në formën e dytë, respektivisht në radhitje alfabetike globale. Në çdo njësi bibliografike, autori ka ofruar edhe disa të dhëna përshkruese, si: nëntitujt e punimeve, shënimet dhe fusnotat. Bibliografia, gjithsej ka 1395 njësi bibliografike, të radhitura në 369 faqe.
Mbi autorësinë e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, Prishtinë, 2005. Një dëshmi e dokumentuar hollësisht për të saktësuar autorin e parë të “Bibliografisë së Skënderbeut”: nga Profesor Jup Kastrati apo nga Kasem Biçoku. Një dëshmi shumëfish e arsyetuar për përvetësimin e kësaj vepre nga Kasem Biçoku, kundër të cilës Biçoku reagoi pa sjellë as edhe një dëshmi më të vogël.
Kërkime në fushë të letërsisë dhe krijime letrare
Struktura e vlerave përfaqësuese, Prishtinë, 2014. Përmbajtja: Një vëllim esesh, studimesh monografike e vlerësimesh të tjera letrare, Qosja, De Rada, Kastrati, Mjeda, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Mark Tirta, Mentor Quku, kultura dhe institucionet kulturore shqiptare sot etj. Dr. Merxhan Avdyli: Me veprimtarinë e deritashme hulumtuese dhe studiuese, gjithnjë me dimensione të theksuara shkencore, Begzad Baliu e ka krijuar, madje thjesht e ka konsoliduar një veçanti gjatë trajtimit të çështjeve të ndryshme kulturore, përgjithësisht dhe nga fusha e gjuhësisë, veçanërisht. Baliu, në të gjitha studimet e tij, qofshin ato monografi për ndonjë personalitet të caktuar kulturor, qofshin monografi për çështje të caktuara, po ashtu kulturore, ka një sistem pune, me një qasje të gjithanshme, gjithnjë polidimensionale, madje jo rrallë edhe tejet të detajuar. Kështu në një pjesë të studimeve të tij, në njëfarë mënyre Baliu duket të jetë edhe mikrostrukturalist i kujdesshëm.
Kujtesa letrare, Prishtinë, 2013. Përmbajtja: Një përmbledhje tekstesh letrare me karakter historik, kritik dhe kulturor për probleme të historisë së letërsisë, kritikës dhe mendimit letrar. Vletërsim: Ma. Flamur Maloku: “Interpretimi i B. Baliut bëhet sprovë leximi në kërkim të identitetit të vazhdueshëm të domenit kulturor e letrar në përgjithësi. Kjo do të thotë se venerimi hap rrugë, jo vetëm për një tekst letrar apo autorë të caktuar, por për tërë diskursin universal, temave, universale. Kryqëzimet ideore dhe fenomenet në përgjithësi shkojnë paralelisht njëra me tjetrën, duke qenë të lidhura ngushtë në rrafshin e shenjave identifikuese. shkurt, kjo bëhet mundësi e madhe për një teori sa më funksionale në hetim të botës letrare dhe fenomeneve letrare.
Pesha e komunikimit (bashk.), Prishtinë, 2010. Përmbajtja: Libër me ese për probleme bashkëkohore të komunikimit në bashkautorësi me gruan e tij, profesore e letërsisë në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Edukimit. Tekstet fillimisht janë botuar ndërmjet viteve 2004-2005 në të përmuajshmen letrare të Tiranës “Ars”, me synim, botimin e tyre në fund të vitit pasardhës. Vlerësim: Prof. dr. Zenun Gjocaj, “Mbështetur në të gjitha sa u thanë, çifti Baliu kanë arritur të botojnë një vëllim me vlera të çmueshme shkencore gjuhësore e letrare, prej esesh të ndryshme dinamike të përmasave gjithëkombëtare, disa nga këto, problemesh të sapofilluara në formë debatesh në hapësirën shqiptare. Autorët, me një gjuhë të qartë e mjeshtri stili, kanë arritur të na sjellin frymën e debatit, duke mbajtur qëndrim kritik gjatë trajtimit të problemeve të ndryshme, me qëllim të përvijimit të mirëfilltë të çështjeve aktuale të kulturës sonë kombëtare, si dhe identifikimin e devijimeve që e pengojnë mirëvajtjen e këtij procesi”.
‘Dhembje e bukur’, (bashk.), Prishtinë, 2012. Një vëllim me poezi të lexuara ditën kur u varros shkrimtari Ali Podrimja në Prishtinë, në takimin e krijuesve, të cilin e organizoi Shoqata e Shkrimtarëve dhe Kritikëve Ndërkombëtar me qendër në Prishtinë, drejtuar nga shkrimtari dhe publicistik Reshat Sahitaj.
Vareni kryengritësin e shenjtëruar, Prishtinë, 2010. Vepër polemizuese, dokumentare dhe kulturore për një varg çështjesh, po në mënyrë të veçantë veprën shkencore dhe intelektuale të Akademik Rexhep Qosjes, Ismail Kadaresë dhe marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në një periudhë të veçantë historike. Vlerësim. Reshat Sahitaj: Ma këtë vepër, Begzad Baliu duket se ka provuar shpesh t’iu jap përgjigje jo vetëm kundërshtarëve internetik të çastit, po edhe shumë kundërshtarëve të Rexhep Qosjes që me vite mezi kanë gjetur rastin që ta sulmojnë veprën dhe ta pështyjnë biografinë e tij. Prej autorit të këtij libri, as në faqet e shtypit ditor, as në faqet e shtypit elektronik nuk e di të kem lexuar ndonjë deklaratë apo tekst të veçantë për jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, qoftë në kontekstin mohues qoftë në kontekstin pohues. Mirëpo duke e parë njohjen kaq të thellë dhe kaq të gjithanshme të jetës dhe veprës së tij, kam përshtypjen se Rexhep Qosja tashmë ka gjetur autorin e biografisë së tij. Fatmir Minguli: Vlerat e këtij shtjellimi janë një risi në botën letrare shqiptare sepse jo vetëm përmbajtja është krejt e veçantë por forma e këtij libri është me të vërtetë befasuese. Pa u futur në përmbajtje, e cila në esencë vendos vlerat e dy shkrimtarëve të shquar, po them se forma na sjell një modernizëm të shprehjes. Midis teksteve spontan të e-maileve, që autori shkëmben me njerëz të ndryshëm intelektualë, ne lexojmë të vërtetat e ditëve tona jo vetëm për këto dy figura të mëdha, por edhe për nivelin e kritikës letrare, mendimit të lirë dhe mentaliteteve që shfaqen për kohën e sotme post komuniste”.
Kafeneja ballkanike, Prishtinë, 1996. Një komedi më shumë se një dramë klasike për të sjellë gjithë përmasën tragjikomike të Ballkanit pas rënies së Mirit të Berlinit dhe përpjekjes për t’iu bashkuar Europës. Vlerësim. Njazi Ramadani: Autori përmes realizimit të tekstit sjell thurjen dhe çthurrjen e ngjarjeve dramatike përmes marrëveshjeve, dy-tre e më shumë palesh, të cilat hedhen në opinion përmes konf- erencave, dialogëve të gjithë janë sjell lakuriqë , si pjesë e rregullave elementare të Teatrit dhe të realitetit ballkanik, të shpalosur përmes një ambienti të kafenesë ballkanike. Këtu për mes vetë dramacitetit të këtyre evenimenteve mitologjike, duke i zbërthyer përmes atyre elementeve e shpalos plojën e aktualitetit kundruall kohës dhe hapësirës. Fatmir Terziu, “Drama “Kafeneja ballkanike”, ose (Udhëzime për Teatrin Evropian), sic e titullon autori është një rrugëtim i tillë. Në të dhe në rrugëtimin e tij janë të gjithë princat e shteteve ballkanike dhe shtatë ambasadorë të shteteve të bashkuara të Europës dhe të Amerikës. Dhe pastaj është një hierarki shërbzesish njërëyore të profesioneve që gatuan autori për të plotësuar itinerarin e tij të mesayhit mes një gërshetimi popullor dhe atij që gjendet në mesin e përygjedhjes letrare dhe krijuese në fuahën e dramës. Një skript që ndryshon tjeshtësinë e gjuhës në veta të ndryshme dhe që synon një plotësim detajues e linguistiko të dëshiruar. Në njërën anë autori boshtëzon idenë e tij dhe në anën tjetër grimon me një njohuri të tejdukshme në siparet e popullores dhe historisë për të prodhuar një diagram dramatike me një apriori domethënëse dhe reantakulare deri në detaj. Në një kompleks ku sundon njohuria e autorit dhe historikja e rikërkuar bukur prej tij një ndjesi suksesi parashihet e freskët, dihatëse dhe pështjellëse në tërë fizionominë e trukut të dramës si zhanër letra më vete. Autori largon pastichiot e tepërta dhe sjedh një tryezë letrare të këndshme, që pushtetëzohet nën një dukuri burrërore. Ai këtu përbën mjeshtërinë e situatës letrare që ndeshet në një arritje që i përket grimimit detajues e tepër të arrirë të karakterit. Kjo e bën natyrshëm Baliun një figurë krijuese në një rrugë me shtigje të guximshme, por që duan kurreshtje dhe durim për të kryer atë që duhet dhe pritet dhe jo vetëm atë që synohet”.
Grua e dashuruar, Prishtinë, 1996. Vëllim me poezi të zgjedhura të periudhës së parës sajuar në pesë cikle poetike:/Si ta nisi një këngë të re/, / Tokë e premtuar/, /Anës tjetër/, /Tokë e mohuar/ dhe /Drejt burimit/, të cilat rrumbullaksohen me poezi të motiveve përkatëse që tregojnë selektim të poezive varësisht motivit të caktuar. Vlerësim: Bilall Maliqi: Me një individualitet dhe me një origjinalitet të theksuar na del edhe poeti e studiuesi i njohur shqiptar Prof.dr. Begzad Baliu me librin e tij me poezi “Grua e dashuruar” botuar në vitin 1996 e të ribotuar në vitin 2000, me të cilin ka treguar një zell dhe një përkushtim të madh sa i përket rregullimit të poezive të librit në fjalë, i cili ka poezi të lloj-llojshme, pra ka një gamë të gjerë motivuese të cilat autori i ka ndarë në cikle poetike, për të klasifikuar dhe renditur poezitë ashtu sipas gjetjeve motivuese dhe të frymëzimeve poetike të cilat kompletojnë këtë vëllim poetik të vetëm të autorit (edhe pse ka në dorëshkrim një numër të konsiderueshëm të poezive të cilat presin dritën e botimit), por kemi të bëjmë me një krijues të kujdesshëm të poezisë, të ndërtimit të vargut, të pajisjes me figura stilistike dhe me motiv diku-diku koherent, ku jepet të mendohet se ky libër ka një lëndë poetike interesante dhe pasqyrim tejet objektiv të ngjarjeve të fokusuara dhe të vargëzuara nga penda e poetit”.
Flamuri vjen nga Kosova, Prishtinë, 1993. Një dorëshkrim i vitit 1990, i cili u shfaq nga një trup teatrore në Prishtinë gjatë viteve 1991-1993. Tema e dorëshkrimit kap periudhën nga viti 1912 (Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë) dhe përmbyllet me vitin 1989, me rënien e komunizmit në Shqipëri (1989), si edhe me vendosjen e demokracisë në këtë vend. Tema me karakter kryesisht historik ndiçet nga një satirë dhe ironi e hollë.
Vjeshta e lutjeve, “Argeta LMG”, Tiranë, 2016. Përmbledhje poezish, të shkruara kryesisht në dy dekadat e fundit dhe botuar në 50 vjetorin e lindjes së autorit. Janë poezi e poema të lexuara e të botuara, e madje edhe të shpërblyera ndër vite. Vlerësim: Kristaq Shabani: “Poezia “Në fillim ishe ti, pastaj erdhi Obama” e poetit dhe studiuesit Begzad Baliu, është një poezi e ngjizur me ndjenjë lartësore, e prejardhur nga qiellorja, nga mendimi perëndor, shpirti i dëlirë dhe nga shkalla e lartë e komunikimit… Për të realizuar kreatura të tilla është i nevojshëm “shfrytëzimi” i momentit magji në spontanitet të bukur, ku lindja realizohet bukurisht dhe pa sforco, nëpërmjet një gjimnastike tejet mendore… Dhe përcjellja e këtij gatimi poetik ndjek një rrugëtim fosforeshent ylberor. Qendërzimi, apo fokusimi “konkav” dhe “konveks” poetik i dy protagonistëve njerit emërmadh prehës në sferën e çuditësisë këngërore dhe të interpretit fantast, tej aktiv në skenën qiellore dhe tjetrit aktiv frymëmarrës me të dy bronket në pikën më të lartë të vrojtimit të Kohërave, e bën këtë krijim të përdukshëm, duke drejtuar edhe sytë mendorë tek ai…”
Kërkime në fushë të historisë
Mbileximi i kujtesës historike, Prishtinë, 2016. Përmbajtja: Një vëllim studimesh, recensionesh e vlerësimesh me karakter kryesisht historik dhe publicistik për periudha e personalitete historike. Brenda këtij vëllimi janë përfshirë edhe disa intervista dhënë shtypit shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë, në të cilat autori rrëfehet jo vetëm për probleme të karakterit historik po edhe për ato individual.
Dëshmori i qiellit me pëllumba, Prishtinë, 2016. Vepra e parë e autorit me karakter monografik, e shkruar në vitet studentore, për njërin prej martirëve të brezit të tij. Vlerësim: Bilall Maliqi, “Marrë në përgjithësi monografia për dëshmorin e kombit Agim Rashiti me titull “Dëshmori i qiellit me pëllumba” i autorit Prof. Dr. Begzad Baliu ka një vlerë të lartë, duke u thirrur gjithnjë në ndërtimin dhe mbarështrimin e materialeve në mënyrë profesionale, dhe konsideroj se kjo Monografi i bënë nder së pari protagonistit të saj, autorit të librit, familjes së tij dhe letërsisë shqiptare në përgjithësi, sepse ky libër është një kujtesë dhe rikujtesë për dëshmorin e kombit, dhe është një udhërrëfyes për të tjerët që merren me këtë fushë të krijimtarisë, se si duhet rregulluar një monografi e bukur dhe me vlerë”.
Gjaku i lirisë (1981-1995) I-IV (bashk.), Prishtinë, 1996 – 2000. Përmbledhje e biografive të dëshmorëve dhe martirëve të viteve 1981-1995, por që në vëllimin e katër, të botuar në vitin 2000, u përfshinë edhe disa dëshmorë dhe martir të periudhës 1995-1999. Janë rreth 170 biografi dëshmorësh e martirësh të kësaj periudhe, me biografi të zgjeruara jo vetëm për individualitetin e tyre por edhe me të dhëna shpesh shteruese për fatet e familjes së tyre në një periudhe shekullore nën Serbi.
Përgatiti për shtyp
Eqrem Çabej, Studime për onomastikën historike të shqipes, (në proces), Tiranë, 2016
Eqrem Çabej – Jeta dhe vepra (Sesioni kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt, më 24 dhe 25 nëntor 1998, në IAP, Prishtinë, Prishtinë, 2003
Eqrem Çabej –jeta dhe vepra. Shenjëzat. Revistë për shkencë kulturë, art , nr. 1, 1998. Numër ekskluziv për Profesor Çabejn.
Jeta e re. Revistë letrare. Numër i veçantë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Eqrem Çabejt (1908-1998), nr. 4, Prishtinë, 1998. (Bashk.)
Jup Kastrati, Bibliografa e Prof. dr. Eqrem Çabejt, Prishtinë, 2003.
Jup Kastrati, Bibliografi albanistike, I, Prishtinë, 2003.
Jup Kastrati, Jup Kastrati për Kosovën (bashk.), Prishtinë, 2004
Jup Kastrati, Bibliografi albanistike, I, Prishtinë, 2001.
Jup Kastrati, Figura të ndrituna të Rilindjes Kombëtare I, Prishtinë, 2003.
Shefki Sejdiu, Sprova etimologjike, Prishtinë, 2002.
Shefki Sejdiu, Struktura, sisteme, raporte, Prishtinë, 2002.
Shefki Sejdiu, Nga (proto)shqipja te globalizimi i saj, Prishtinë, 2016.
Shefki Sejdiu, Probleme të gjuhës shqipe –nga strukturalizimi te kognitivistika, Prishtinë, 2016.
Zenun Gjocaj, Trajtesa frazeo-stilistike shqipe, Prishtinë, 2008
Nuhi Veselaj, Veprat gjuhësore, Prishtinë, 2014-2015
Rëndësia e veprës së Gustav majerit për studimet albanologjike, Sesion shkencor kushtuar 100-vjetorit të botimit të këngës kreshnike shqiptare, Prishtinë, më 15. XII. 1997, Prishtinë, 1998.
ologjisë.
Jeton në Prishtinë. Tel. +377 (0)44 173 596
E-mail: [[3]], [[4]]