Bahri Hazizaj
Quick Facts
Biography
Bahri Hazizaj u lind në vitin 1939, në Bolenë të Vlorës. Arsimin fillestar e kreu në Tërbaç, por shkollën e mesme e përfundoi në teknikumin e naftës për degën e përpunimit, në Kuçovë në vitin 1957. Emërohet si teknik në uzinën e përpunimit të Naftës në Cërrik. Më pas kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në repartin e raketave në Pezë-Helmës. Pas ushtrisë rikthehet po në Cërrik, prej nga u përzgjodh mes një grupi njerëzish, të cilët u përgatitën për të vënë në shfrytëzim një nga veprat më të mëdha të Shqipërisë në vitet e socializmit, Uzinën e Azotikut, në Fierit. Specializimi i mëtejshëm do të vazhdonte në tre etapa, në tre shtete të ndryshme, Kinë, Itali dhe Hollandë.
Karriera e tij nisi me emërimin si kryetar i degës teknike të Uzinës së Azotikut në Fier, për të vazhduar më pas, si drejtor i saj për disa vite me radhë. Kohë më vonë, do të kaloja sekretar në Komitetin e Partisë së Fierit, drejtor i përgjithshëm i industrisë Kimike në Ministrinë e Industrisë e Minierave, si dhe drejtor i Kimikes në Tiranë.