Avni Mulaj
Quick Facts
Biography
Avni Mulaj lindi në Tropojë në vitin 1947. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin e Shkodrës, "29 Nëntori", ndërsa studimet e larta i filloi për arkitekturë, por pas tri muajsh u detyrua t'i ndërpriste, pasi pas një fjalimi të ish K/ministrit të asaj kohe studentëve veriorë, iu imponuan degët e profileve bujqësore-blegtorale. Pas letërsisë, pasioni i dytë i poetit Avni Mulaj ishte piktura. Shkroi poezi dhe herë pas here edhe drama. Ai i përket autorëve të brezit të letrar të viteve '70. Ka botuar vëllimet me poezi "Valbona e kaltër" (1974), "Orët e mia" (1976), "Currila" (1978), "Versionet e botёve" (2003), "Njeriu shkurtabiq me dërrasën e gjatë mbi sup" (2008), "Flamujt e kopshtit" (2009), "Sërish galicët" dramё 1998. Krijimtaria e tij poetike është botuar periodikisht në "Zëri i Rinisë", Studenti", "Drita", "Nëntori", "Albania e Vogël", "Poeteka" etj. Në numrin 16 të Revistës "Poeteka" është botuar cikli i tij i fundit poetik. Më 4 Shkurt 2010 u nda nga jeta në SHBA.