peoplepill id: avni-kaltani
Albanian metallurgical engineer
Avni Kaltani
The basics
Quick Facts
The details (from wikipedia)
Biography
Jeta
Profesor-Doktor Avni KALTANI ka lindur më 15 gusht 1929 në Ballsh të Fierit.Nga viti 1948 deri në vitin 1952 ka kryer studimet në Universitetin e Ostravës (Çekosllovaki), ku është diplomuar si Inxhinier për Pasurimin e Mineraleve.
Eksperienca profesionale
Pas kthimit në Shqipëri, ka punuar në :
- 1952-1954 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Rubik
- 1955-1959 : inxhinier teknolog në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave
- 1959-1961 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Kurbnesh
- 1961-1966 : inxhinier teknolog në sektorin e metaleve të çmuar, në Fakultetin Gjeologji-Miniera
- 1966-1968 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Kurbnesh
- 1968-1983 : Shef sektori në Institutin e Gjeologjisë dhe Minierave, në Tiranë
- 1983-1984 : Drejtor i Impiantit të pasurimit të kromit në Bulqizë
- 1984-1989 : Shef sektori në Institutin e Teknologjisë së Minierave, në Tiranë
Titujt dhe gradat
- Në vitin 1952 : Inxhinier për pasurim mineralesh
- Në vitin 1981 : Kandidat i Shkencave
- Në vitin 1993 : Doktor i Shkencave
- Në vitin 1995 : Profesor i Shkencave
Studimet dhe projektet e aplikuara
- Studim mbi pasurimin e rërave bregdetare të Semanit, Rrushkullit, Golemit
- Studim mbi pasurimin e konglomerateve ar-mbajtës
- Studim mbi pasurimin e bakrit nga dekantatori i Impiantit te pasurimit në Kurbnesh
- Studim mbi pasurimin e rërave aluviale të Ceravës
- Studim mbi pasurimin e rërave bituminoze të Patosit
- Studim mbi pasurimin e xeherorit në vendburimin e Karecit
- Studim mbi pasurimin e xeherorit në vendburimin e Marikajt
- Studim mbi pasurimin e rërave kuarcore në vendburimin e Cipanit
- Studim mbi pasurimin e kromiteve me përmbajtje të lartë alumini në vendburimin e Cerrujës
- Studim mbi pasurimin e sterileve të kromit në dampën e Bulqizës
- Studim mbi pasurimin e xeherorëve ar-mbajtës të vendburimit Gjazu
- Studim mbi pasurimin e xeherorëve hekurmbajtës të tipit titano-manjetitë, në vendburimin Sukaxhi
- Studim mbi pasurimin e fosforiteve në vendburimin Fushë-Bardhë
- Studim mbi pasurimin e xeherorit të bakrit në vendburimin Turec
- Studim mbi pasurimin e hirave të piritit të Uzinës së Superfosfatit në Laç
Publikimet
- Revista Teknika : "Rëndësia e pasurimit të mineraleve"
- Buletini i Shkencave të Universitetit të Tiranës : "Pasurimi magnetik i rërave bregdetare"
- Revista Shkenca dhe Jeta : "Mineralet e çmuar në vendin tonë dhe përdorimi i tyre"
- Revista Shkenca dhe Jeta : "Briketimi i qymyrit në Shqipëri"
- Revista Shkenca dhe Jeta : "Përse duhen pasuruar mineralet e vlefshëm"
- Revista Shkenca dhe Jeta : "Pasurimi i disa xeherorëve të kromit në Shqipëri"
- Libër : "Pasurimi i mineraleve"
- Revista Teknika : Roli i laboratorëve teknologjikë në fushën e pasurimit të mineraleve në Shqipëri
- Buletini i Shkencave : "Mundësitë e pasurimit të shtresave të vjetra ranore"
- Buletini i Shkencave : "Pasurimi i rërave kuarcore për nevojat e industrisë mekanike dhe të qelqit në Shqipëri"
- Përmbledhje Studimesh : "Xeherorët e kromit me përmbajtje të lartë alumini (alumo-kromite). pasurimi i vendburimit të Cerrujës"
- Revista Shkenca dhe Jeta : "Lëngjet e rënda dhe roli i tyre në pasurimin e mineraleve"
- Revista Teknika : "Pasurimi gravimetrik i xeherorëve të hekurit të vendburimit Kashnjet
- Revista Teknika : "Mundësitë e pasurimit të hirave të piritit të uzinës së Superfosfatit në Laç"
Pozita aktuale
- President i Shoqatës Shqiptare për Teknologjinë e Pasurimit të Mineraleve dhe Lëndëve të Para
- Konsulent pranë Institutit MPT
The contents of this page are sourced from Wikipedia article.
The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Avni Kaltani is in following lists
By field of work
By work and/or country
comments so far.
Comments
Avni Kaltani