Avdush Canaj
Quick Facts
Biography
Avdush Canaj, shkrimtari për fëmijë i letrave shqipe, u lind në fshatin Koretin të Kamenicës (Dardanës së sotme) më 12 qershor të vitit 1955. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Gjilan ndërsa studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë.
Biografia
Me shkrime filloi të merret që nga klasa e shtatë.ishte vëllai i Alush Canaj, që përvijoi shtigjeve të gjurmëve të tij. Nga viti 1977 punoi në Televizionin e Prishtinës, gazetar në programin për fëmijë.
Në vitin 1983 “si intelektual i rrezikshëm” u nxor para gjyqit ushtarak në Sarajevë dhe u dënua me 5 vjet burgim. Që nga viti 2007 kthehet në RTK, respektivisht në Programin për fëmijë ku edhe udhëheq emsionet artistike.
Është shpërblyer disa herë në konkurset tona letrare.
Në vitin 1998, disa reportazhe të tij për luftën në Drenicë, janë botuar edhe në të përditshmen autoritaive gjermane “Frankfukter Rundschau”. Avdush Canaj është i përfshihet në Antologjinë e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj “Me xhaketën kuq e zi”, botuar në Tiranë nga Odhise Grillo. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Gjilan.
Veprat
Vepra letrare të botuara :
- Gjeneral pa epoleta, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1993.
- Lepurushi i çokollatave, tregime, Flaka, Shkup, 1994.
- Gonxhja nga Jupiteri, poezi, Rilindja, Prishtinë, 2000, shpallet libri më i mirë i vitit.
- Zogu në derë, poezi, Rilindja, Prishtine 2003.
- Me xhaketën kuq e zi, Antologjia e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj e botuar në Tiranë nga Odhise Grillo.