Asaf Ajdonat
Quick Facts
Biography
Asaf Ajdonati (Çami) ose Hasaf Ajdhonati (Çami).Veprimtar i shquar i arsimit shqiptar (1888-1965). Lindi në Paramithi, ku qysh në vogëli u rrit me ndjenja patriotike. Kreu studimet e larta për mjekësi (kirurgji). Ngriti klubin e Paramithisë dhe Margëlliçit, së bashku me patriotin Spiro Çalluka. Organizoi qëndresën heroike në Shkallë të Paramithisë, kundër forcave pushtuese greke, më 1913. Pas pushtimit të Çamërisë nga Greqia, Asafi u vendos në Konispol, ku shërbeu si mjek në dobi të banorëve, pa pagesë. Ngriti shoqërinë “Vëllazëria Çame” ku u zgjodh kryetar i saj. Më 23 qershor 1921 i dërgon një letër sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, nga “Përfaqësuesit e Komiteteve të Bashkuara Shqiptare, Kryengritës të krahinave të veriut, të Shkodrës, Kosovës, Çamërisë dhe Janinës”. Kjo letër është në mbrojtje të interesave kombëtare, nga synimet grabitqare të fqinjëve. Është firmosur nga Asaf Çami, Bedri Pojani, Kol Batri (marrë nga shoqata kulturore shqiptare, “Migjeni”, Ljubjanë 1990). Shok i Muharrem Rushitit, Riza Cerovës, Salih Çekës, Omer Nishanit.