peoplepill id: arsen-mustaqi
AM
1 views today
1 views this week
Arsen Mustaqi
folklorist

Arsen Mustaqi

The basics

Quick Facts

Intro
folklorist
Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Arsen Jani Mustaqi (Lukovë, 1935) është folklorist shqiptar që është marrë me mbledhjen e këngëve popullore në punën e tij mbi 20-vjeçare në Institutin e Folklorit në Tiranë. Lindur nga një baba nga Sajadha e Çamërisë (Thesprotisë) dhe nënë nga Lukova e Sarandës. "Nënën e kam lukoviote, babanë nga Greqia, merrej me tregti dhe vjen në Lukovë ku martohet me nënën time, Paulinën".

Mbaroi shkollën fillore në vendlindje në 1947-ën ndërsa shtatëvjeçaren "29 Nëntori" dhe të mesmen "Asim Zeneli" i kreu në qytetin e Gjirokastrës.

Në vitin 1954 përfundon studimet për gjuhë-letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik pas katër vjetësh drejtor të Shkollës së Mesme Mjekësore në Korçë dhe katër të tjerave si mësues në gjimnazin "Asim Zeneli" fillon në 1962 si punonjës në sektorin e folklorit të Institutit të Folklorit në Tiranë. Nga shtatori i viti 1962 deri në vitin 1977 punon në Institutin e Folklorit, por pas një kursi filozofie të kohës fillon punë në Bashkimet Profesionale të Shqipërisë deri në fund të regjimit.[1]

Ndër botimet folklorike ku ka marrë pjesë janë "Këngët e nizamit" dhe "Këngët e dashurisë" në vëllimet "Lirika popullore", një sërë këngësh folklorike të periudhës së komunizmit në Shqipëri si dhe "250 këngë popullore dasme."

  1. ^ http://telegraf.al/dosier/arsen-mustaqi-si-festivali-i-gjirokastres-se-asaj-kohe-sot-nuk-mund-te-zhvillohet-dot
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Arsen Mustaqi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Arsen Mustaqi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes