Armend Rexhepagiqi
Quick Facts
Biography
Armend Rexhepagiqi, lindur më 12 Maj 1966 në Prishtinë, është këngëtar dhe kompozitor shqiptar. Armend Regjepagiqi është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.
Jeta
Familja e tij është me prejardhje nga nga Plava (Mali i Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi, është anëtar i Akademise se Kosoves. Armendi ka dy motra, njera Violeta, ishte unike dhe dallohej per kohen dhe vendin me imixhin ekstravagant. Ajo ishte para tij mjaft e popullarizuar si kengëtare. Për shkak të nje hiti te saj, njerezit atë e quanin jo me emër por "Romantika". Motra tjetër ka qenë ndryshe nga Armendi dhe Violeta. Ka qenë e terhequr, flitej se është studente e shkëlqyeshme, gjithmonë ecte vetëm, vishej dhe dukej si rrethi dhe kush as që fliste keq për të në atë kohë.
Qe ne shkolle te mesme 1983/1984 Armendi kendonte dhe ishte i njohur bashkë me motren e tij Violeta, ishin origjinal me një rrymë të veçantë të muzikës.
Karriera
Armend Rexhepagiqi gjithë jetën ka kënduar, me zërin karakteristik dhe emocionin që derdh në interpretime ruan origjinalitetin dhe pasuron muzikën argëtuese. Ai njihet si legjenda e muzikës shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shumë kënge siç janë : Qaforja,Edhe një herë, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele, Te furra e Qerimit, Kuj do t'ia shpreh pikellimin tim, Dude dudie, Ti nuk me meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem me kenge, Shko, Qendresa, e shumë e shumë kënge të tjera. Në vitin 1990 ai përfaqesoi denjësisht Kosoven në Jugovizion për zgjedhjen e kënges kombëtare për garën e Eurovizionit kënga ishte në shqip dhe quhej Mami mami.Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin Kenga Magjike me kengen "Kur dashuria vdes" si dhe arriti te marr Cmimin e Kantautorit me te mire. Si dhe po ne kete vit fitoi video-festivalin e "Video Festit Muzikor" me kengen e tij "Shkel" e cila njihet si nje nder kenget me te mira te tij.Ai bashk me gruan e tij Aida Baraku ka kompozuar kenge edhe per shume kengetar te tjere siç jane Adelina Berisha , Jehona Sopi, Lori, Valeza Bajra, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi e shume e shume këngetarë të tjerë ku shumica e këtyre këngeve kanë qenë hite. Ne vitin 2010 Armendi u shfaq në emisionin argetues Albanians got talent si pjesetar i Juris. Armend Rexhepagiqi njihet edhe per stilin e tij te veçante pak ekstravagant dhe mjaft te komentuar.
Në kohën e ish-Jugosllavisë, për arsye se Kosova ishte nën regjimin serb, shqiptarët ishin të obliguar të përfaqësonin shtetin Jugosllav kur është fjala për festivalet apo konkurset evropiane. Kështu në vitin 1990 Armend Rexhepagiqi e përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion, konkurs ky që kishte për qëllim të përzgjedhë këngën më të mirë pjesmarrëse, që do të ishte edhe kënga kombëtare për garën e Eurovisionit. Kënga me të cilën Armendi ishte prezantuar në këtë garë ishte në gjuhën shqipe dhe titullohej “Mami, mami“.
Armend Rexhepagiqi që prej kohësh është i martuar me këngëtaren dhe gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun. Të dy së bashku kanë komponuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hite të mëdha, që edhe sot e vazhdojnë punën e tyre duke sjellur projekte të reja të bukura për shumë këngtarë shqiptarë. Armendi është I njohur edhe për stilin e tij të veçantë dhe shumë të komentuar saqë kishte deklaruar vetë se ishte grindur me orë të tëra me bashkëshorten e tij për shkak që në “Kënga Magjike 2006“ kishte veshur një fund mbi pantallona.
Biorgafia
Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).
Babai i tij, Jashar Rexhepagiq ishte anëtar i Akademisë së Kosovës.
Kënga Magjike | |
---|---|
Kënga Magjike | |
Vitet | 1999 · 2000 · 2001 · 2002 · 2003 · 2004 · 2005 · 2006 · 2007 · 2008 · 2009 · 2010 · 2011 · 2012 · 2013 · 2014 · 2015 · 2016 · 2017 |
Fituesit | Elsa Lila · Irma Libohova & Eranda Libohova · Rovena Dilo & Pirro Çako · Mira Konçi · Ema Bytyçi · Irma Libohova · Genta Ismajli · Armend Rexhepagiqi · Aurela Gaçe · Jonida Maliqi · Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu · Juliana Pasha & Luiz Ejlli · Redon Makashi · Alban Skënderaj · Besa Kokëdhima · Aurela Gaçe & Young Zerka · Aurela Gaçe · Rozana Radi · Anxhela Peristeri |
Këngët fituese | "Vetëm një fjalë" · "Një mijë ëndrra" · "Për një çast më ndali zemra" · "E pathëna fjalë" · "Ku je ti" · "Prapë tek ti do të vij" · "Nuk dua tjetër" · "Kur dashuria vdes" · "Hape veten" · "Njëri nga ata" · "Rruga e zemrës" · "Sa e shitë zemrën" · "Më lër të fle" · "E refuzoj" · "Tatuazh ne zemer" · "Pa kontroll" · "Akoma jo" · "Ma thuaj ti" · "E cmendur" |