peoplepill id: anila-varfi
AV
1 views today
2 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Female
The details (from wikipedia)

Biography

Anila Varfi lindur ne Elbasan më 22 prill (1970).Perfundon studimet e larta në Akademinë e Arteve te Bukura, dega Dramë (1994) ne kursine e drejtuar nga aktori dhe petagogu Timo Flloko. Mbaron studimet dhe për Gjuhë-Letërsi (1996). Në vitin 1993 nis punë në Radio Tirana në departamentin e kulturës, si gazetare kulture. Për gjatë viteve të punës në Radio Tirana realizon një mori reportazhesh radiofonik, si dhe emisione me tematika të ndryshme. Shkruan disa episode për skenarin radiofonik “Rruga me pisha" (2002). Dokumentari artistik “ Jetë pezull” (2004),konkurron në Prix Europe, Berlin dhe nominohet në 6-shen e dokumentareve më të mirë me buxhet të ulët. Bashkëpunon me regjisorin Gjergj Xhuvanin ne filmin “I dashur armik”, si aktore ne rolin e Ijes.

Në vitin 2007- 2010 emërohet drejtoreshë programacioni në Televizionin Publik Shqiptar. Nga viti 2008 deri më sot, ka qenë drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës. Nga viti 2007 -2012 ideon dhe drejton emisionin mbi kinematografine "Takim me Kinemanë". Rikthehet në ekranin e Televizionit Shqiptar po me këtë cikël emisionesh në nëntor 2014. Prej vitit 2012 deri më sot është producente në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin 2014 bëhet anëtare e Akademisë Europiane të Filmit me seli në Berlin.

Realizon një mori dokumentarësh si: “Dialog për ikjen”, “Shkodrani”, “Përtej kufijve”, “Ëngjëll i gjymtuar”,"Jetë Pezull", "Komunikim i Këputur", "Callas Përgjithmonë", “ Dinastia Tedeschini”, “Fisniku i Muzikës”

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Anila Varfi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Anila Varfi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes