Angjelina Xhara
Quick Facts
Biography
Angjelina Xhara mbasi kreu Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi, emërohet në Kinostudio Shqipëria e RE si redaktore në sektorin e filmit kronikal dhe dokuemntar. Ka shkruar mjaft tekste për filmat kronikal si dhe 30 skenarë për filma dokumentarë, ku dallon gërshetimi i të dhënave dhe i informacionit të vjelë me një trajtim të hijshëm të fjalës, komentit, duke ndërtuar subjekte tërheqëse e jetësore. Gama e gjerë tematike, ndërthurja e gjuhës së reportazhit, me sintezat ideore dhe fokuset poetike, sikurse lënda e natyrës shkencore-popullore e veshur me një formë të çlirët dhe komunikuese janë tipari i skenareve të saja. Ndër filmat e saj mund të përmendim: Vitit 1924, Shkolla rrëzë alpeve, Gëzim në sytë e nënës, Qilimat tanë, Flora jonë, etj. Por ajo më para se të shkelte në këtë institucioin ka filluar punë si spikere lajmesh në TVSH.