Ali Huruglica
Quick Facts
Biography
Jeta
Ali Huruglica ishte mësues dhe aktivist letrar shqiptar. Lindi më 1930 në fshatin Gjyryshec të komunës së Dardanës (ish Kamenicë) të Kosovës. Fëmijërinë deri në moshën 12-vjeçare e kaloi në vendlindje si bari . Babai i tij, Salihu, e mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe. Në vitin 1942 u regjistrua në klasë të dytë të shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan, të cilën pas disa ndërprerjeve arriti ta kryen në vitin 1948. Gjatë kohës që ishte në Gjilan, ai përjetoi masakrën e njohur të Gjilanit. Në dhjetor të vitit 1944, ai dhe motra e tij 5-vjeçare Taibena, u detyruan të largohen nga Gjilani.
Edukimi
Shkollën fillore e kreu me vonës, si 17 vjeçar, më 1947. Pastaj. kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe Akademinë Pedagogjike – Gjuhë dhe letërsi shqipe, në Shkup.
Puna
Aliun e gjejmë me ditar si mësues në Tërpezë, Kabash, Zhegoc, Livoçl, Studençan dhe në Gjilan. Përherë u ka rrëfyer fëmijëve për pishtarët e dijes. Sikur bota e fëmijëve e bëri të jetë i ngrohtë në jetë e letërsi. Vitet e '70-80-ta ishte drejtor i BibLIOTEKES "AMË", Gjilan.
Veprimtaria
Në vitet 1971/72 bëhet gazetar i gazetës “Flaka e vëllazërimit dhe bashkëpunëtor i revistave “Gëzimi” e “Fatosi” që dilnin atë kohë në Shkup. Vjershën e parë e ka botuar në “Pionieri”, më 1956. Në Gjilan emërohetderjtori i bibliotekës “Fan S. Noli”, ku zhvilloi aktivitet të pasur në programin e përhapjes së librit. Më 1973/74, ai e themeloi shkollën “Letrarët e vegjël”. Nga ky aktivitet botoi dy numra të revistës për fëmijë “Ylberi”. Botoi këso kohe librin “Libri që po shkruhet”, me punime letrrare të antëtarëve të Klubit letar të qytetit, Gjilanit. Ai nuk u ndalë së shkruari vepra letrare në poezi e prozë, por edhe për fëmijë. Ali Huruglica është njëri nga poetët e dalluar të jetës letrare. Ai e ka dashur vargun poetik, atë që e ka shkruar dhe e ka “flijuar” në vepra. Nuk ka më madhështore se t’i këndosh vendit, atdheut e popullit të tij. Ali Huruglica është njëri nga ata që ka kënduar më bukur se krejt të tjerët. Ky poet është i lidhur me jetën e bariut, fshatit, malësorit, por është i lidhur me zogun, kaçubën, malin, lumin, yllin, bilbilin, pulëbardhën, plakun, zamarën, lahutën, malësorin, princeshën, drerin, ëndrrën, qershijat e me shumë motive të tjera.Huruglica është i lindur më 11.dhjetor. 1930 në Gjyrishectë Dardanës. Fëmijërinë e pati interesant dhe joshëse si fëmijë. Deri në moshën 12-vjeçare, Aliunë rinInë e hershme sajetoi si bari dhishë e delesh. mësoi nga babai I tij, shkrim-leximin poeti e mësoi si bari.
Shkollimi dhe profesionet
Pas përfundimit të shkollës fillore ai mori përsipër detyrën e mësuesit të cilën e kreu me sukses për 24 vjet. Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega e letërsisë shqipe, i përfundoi në Prishtinë pa shkëputje nga puna . Më vonë shkoi në Shkup, ku punoi si redaktor i revistave për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”. Në vitin 1973 u kthye përsëri në Gjilan dhe u punësua në bibliotekën e qytetit.
Aktivitetet Letrare
Në Gjilan ka udhëhequr Klubin letrar “Dardania” të qytetit si dhe organizoi një shkollë letrare për fëmijë, me të cilët edhe nxori dy numra të revistës “Ylberi” dhe një libër më shkrime të vijuesve të kësaj shkolle “Libri që po shkruhet…”.
vdekja
Huruglica, i cili shumicën e veprave të tij letrare ua kushtoi fëmijëve, vdiq me 15 dhjetor të vitit 1996. Emri i tij është përfshirë në disa nga publikimet që bëjnë fjalë për shkrimtarët shqiptar.
Tituj të veprave
- Zani i zamarës - 1964
- Kaçuba - 1966
- Ylli m’ka tregue - 1967
- Kangët e plakut me lahutë - 1968
- Pulëbardha - 1968
- shkurtabiqi zemërartë - 1968
- Zogu i bardhë - 1969
- Xhita me yll - 1969
- Bilbili i gëzimit - 1971
- Kthimi në fëmijëri - 1971
- Qershia me çadër - 1973
- Këngët e shkronjave (bashkë me Fejzi Bojkun) - 1973
- Vjersha të zgjedhura - 1976
- Princi i trandofilave - 1977
- Dreri në mal - 1989
- Jastëku i ëndërrave - 1996
- Duar të bardha - 2002
Referencat
- ^ Biografia, A.Huruglica. "Ali Huruglica BIOGRAFIA..." Revista Bukureza. Revista BUKUREZA. Marrë më 26 April 2017.