Agim Isaku
Quick Facts
Biography
Agim Isaku lindi në vitin 1955 në Korçë, Shqipëri, është shkrimtar shqiptar.
Biografia
Pas përfundimit të Universitetit të Tiranës, dega filologji, ai punoi për një periudhë të gjatë si mësues në rrethin e Lezhës për shkak të marrëdhënieve të keqia me regjimin komunist. Në vitin 1989 filloi punën si skenarist në televizionin e Tiranës. Është ndër aktivistët themelues të Partisë Demokratike dhe të institucioneve të para antikomuniste në vend, siç është Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Më pas punon si nëndrejtor i radiotelevizionit Shqiptar, ndërsa nga viti 1992 deri më 1998 punoi në Fondacionin Soros në Tiranë si program oficer, drejtor programesh dhe bashkëdrejtor. Në vitin 1998 emërohet Ambasador i Shqipërisë në Spanjë. Jep dorëheqjen në 2000 dhe kthehet si këshilltar politik i presidentit Meidani. Më pas punon si këshilltar politik, diplomatik si dhe drejtor kabineti i kryeministrave majko dhe Nano.
Është autor i shumë librave me poezi, tregime e novela si dhe romane. Ndër ta mund të përmendim: Pesëdhjetë poezi, Mos kujtoni se jam një vizitor i vonë, Mosha, Gurët (poezi), I shtati, Kështjella dimërore, Dy kronika për të njejtën vrasje (tregime e novela), Hija, Dasmë në fund të shkurtit, Shkopi (roman) etj. Pjesë nga vepra e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si anglisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, greqisht etj. Është i njohur si polemist dhe analist brenda dhe jashtë vendit.