Afrim Qendro
Quick Facts
Biography
Afrim Qëndro ka lindur më28.9.1967 në Gjirokastër. Ai banon në Tiranë, është i martuar dhe ka 2 fëmijë.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dega “Transport” dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dega “Infrastrukturë e Transport”, zotëron gradën Master në “Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore”.
Gjithashtu në Akademinë Diplomatike Shqiptare ka përfunduar kursin pasuniversitar tremujor intensiv për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Funksione zyrtare
Që nga data 18.09.2017 e deri më 24.01.2019 z. Afrim Qëndro ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Z. Qëndro ka ushtruar funksione të ndryshme publike, si: Zv/ Drejtor i Përgjithshëm dheDrejtor i Drejtorisë së Projekteve të Brendshme dhe të Huaja Teknike pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor në Inspektoriatin Ndërtimor e Urbanistik, Drejtor i “Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1 të Qytetit” Bashkia Tiranë, Përgjegjës i “Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse” Bashkia Tiranë, Shef Kartoteke i qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër, Shef i Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër.
Z. Qëndro ka qenë Anëtar i bordit drejtues të IOM, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për antitrafikimin. Anëtar i Bordit Drejtues të Organizatës UNI.