peoplepill id: abaz-hilmi-dede
AHD
1 views today
18 views this week
Abaz Hilmi Dede

Abaz Hilmi Dede

The basics

Quick Facts

Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Dede Abaz Hilmiu (Mërtinj, 13 mars 1887 - Tiranë, 18 mars 1947) ka qenë dervish patriot dhe Kryegjysh Botëror i Bektashinjve.

Biografia

U lind në fshatin Mërtinj të kazasë së Përmetit nga një familje bektashiane Elezaj. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes deri në moshën 17 vjeç. Shumë shpejtë nga familja dhe të afërmit u njoh nëpër vizitat e ndryshme në teqenë e Këlcyrës, Hasan Dede, Sukës, Përmetit, Frashërit, Prishtës, Kiçokut, Gllavës etj. Iu shfaq dëshira për tu veshur me petkun bektashian. Rreth viteve 1907, u vesh dervish së bashku me dervish Ali Turabiu në teqen e Prishtës, ku muarën dorë te baba Shabani. Ka bërë studime fetare për pesë vjet në Egjipt së bashku me dervish Aliun, u kthye në Shqipëri në vitet 1918. Shërbeu si dervish në teqen e Prishtës, Sukës, Frashërit.

Në luftën e vitit 1914 së bashku me Kamber Bënjën ka luftuar kundër andartëve grekë. Ngriti shkollën e parë shqipe më 1920 në fshatin e tij, që përfaqësonte zonën e Dëshnicës. Ka marrë pjesë në luftën e Vlorës në vitin 1920. Jeta e tij dhe vështirësit kudo që shërbeu e formuan si dervish i aftë dhe organizator, ku u dallua për çështjen e atdheut në ndihmë të luftës antifashiste. Në gusht të vitit 1945 për meritat dhe punën e vyer që kish bërë, Këshilli i Lartë Gjyshnor e zgjodhi në postin e lartë të Hynqarit, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve, të cilën e drejtoi më së miri deri në mars të vitit 1947.

Për çështje të mbrojtjes së doktrinës bektashiane, parime dhe normat e saj, mbas shumë debatesh vrau Baba Fajë Martaneshin dhe Baba Fejzo Dervishin, më pas vrau veten.

Nderime

Më 5 korrik 2016 Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi pas vdekjes Dekoratën "Nderi i Kombit".

Referimet

  1. ^ "Abaz Hilmi Dede Baba". kryegjyshataboterorebektashiane.org.
  2. ^ Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. ff. 25, 51.  9789928168030.
  3. ^ "Presidenti Nishani dekoron Abaz Hilmi Dede Elezin (pas vdekjes) me Dekoratën "Nder i Kombit"". president.al.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Abaz Hilmi Dede is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Abaz Hilmi Dede
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes