Ylli Rakipi

journalist
The basics

Quick Facts

Introjournalist
isJournalist
Work fieldJournalism
Gender
Male
The details

Biography

Ylli Rakipi ka lindur në 10 Mars të vitit 1959 në Kolonjë. Ai është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi dhe në rini ka shkruar në gazetat "Zëri i Rinisë" dhe "Drita". Në atë kohë ka qenë gjithashtu anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitin 1992, Rakipi ka filluar punë si kryeredaktor i gazetës "Republika", pozicion te cilin e ka mbajtur për tre vite. Më pas në vitin 1995 ai themeloi gazetën "Albania", që konsiderohej një prej gazetave më të rëndësishme e të lexuara në shtypin e atyre viteve. Ai e drejtoi këtë gazetë për 15 vite.

Në vitin 2014 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Ora News.

Ai ështe gjithashtu analist i mirënjohur dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, organizatë anëtare në Federatën Internacionale të Gazetarëve, me qëndër në Bruksel.

Në 22 janar 2015 Ylli Rakipi filloi drejtimin e emisionit "Të Paekspozuarit", emision investigativ i ideuar prej tij, në televizionin "Ora News". Në vitin 2016 emisioni "Të Paekspozuarit", u transferuar në televizionin "News 24", ku u transmetuar për dy vite.

Në shtator të vitit 2017, Rakipi themeloi median online TPZ.AL. Që prej vitit 2018, emisioni "Të Paekspozuarit" i Ylli Rakipit, transmetohet në televizionin Top Channel, çdo të enjte në orën 21:00.

Referenca

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 09 Aug 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.