Xhevat Latifi

The basics

Quick Facts

isPoet
Work fieldLiterature
Gender
Male
The details

Biography

Xhevat Latifi lindi më 28 maj të vitit 1968 në Gjilan, është poet dhe gazetar shqiptarë.

Xhevat Latifi Ka kryer Fakultetin e Edukimit, Univerziteti i Prishtinës dhe aktualisht është duke ndjekur studimet për master në Sociologji në Universitetin e Shtetëror të Tetovës, Maqedoni. Latifi është anëtarëi Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Xhevat Latfi ka një përvojë të gjatë në gazetai dhe ka apunuar për RTV 21, Gazeta Lajm, Express, TV Vali, dhe aktualisht është korespodent i RTK-së, transmetues kombtarë publik i Kosovës, duke mbuluar rajonin e Gjilanit.

Me shkrime letrare fillon të merret gjatë viteve të nëntëdhjeta. Në vitin 1996, shtëpia botuese “Jeta e Re” në Prishtinë ia botoi vëllimin me poezi “Vdekja kushton shtrenjtë”, kurse në vitin 2004 SHB. "Rozafa" Prishtinë përmbledhjen me poezi "Shi në flokun tënd"

Poezitë e tij janë të botuara edhe në vëllime të përbashkëta të poetëve dhe nëpër revista të ndryshme letrare si ”Sheshi” Prishtinë, “Drita” Tiranë , “Jeta e Re” Prishtinë, "Gazeta e Athinës" e revista të tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe të gazetave në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Nga viti 1999 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe deri më tani ka botuar dy libra me poezi: “Vdekja kushton shtrenjtë/Vdekja është e shtrenjtë” 1997 dhe “ Shi në flokun tënd/shim bi flikun tuaj” 2005.

Ka marrë shpërblime të ndryshme të konkurseve letrare dhe ishte pjesëmarrës i takimeve të poetëve shqiptarë në Shkup, 1999 dhe në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Vjeshta 2003” në Pogradec.

Në janar 2011 në orën letrare “Pena e Flakës”, në kuadër të manifestimit : "Flaka e janarit” : mori shpërblimin për poezinë më të mirë të lexuar “Dimri ballkanik ose patinazhi i vjedhjes”.

Xhevat Latifi është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton dhe vepron në Gjilan.

Deri më tani ka botuar dy libra me poezi: “Vdekja kushton shtrenjtë/Vdekja është e shtrenjtë” 1997 dhe “ Shi në flokun tënd/shim bi flikun tuaj” 2005.

Poezitë e Latifit, janë përkthyer dhe botuar gjithashtu edhe në gjuhën rumune në revistën Haemus nderkohë që janë botur edhe ne Antologjinë e poezisë Shqipe në Shqiperi sikur dhe në Antologjinë “LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU “ – USA , 2012. Poezitë e Xhevat janë përfshirë edhe në Antologjiin në Gjuhën Anleze Një permbledhje e 30 shkrimtareve nga e gjithë bota, "EMANATIONS"- të botuar nga International Authors 2012 , me redaktor Carter Kaplan.

Xhevat Latifi, gjjithashtu ka marrë pjesë edhe në Ekpozitën e përbashkët me asociacionin e artistëve alternativ “Varg e Vi” , Gjilan 2010, dhe Perfomancën artistikë “Ma thuaj një fjalë të mirë”, Prishtinë 2012.

Me poezitë e tija të perkthyera në gjuhën Angleze, gjermane dhe frenge ai u prezentua edhe në Ekspozitën në Ambasadën e Shqiperise në Bern në Kuadër të shënimit të 100 vjetori të Shetit Shqiptar.

Çmimet

Xhevat Latifi është fitues i disa konkurseve letrare.

Në janar 2011 në orën letrare “Pema e Flakës”, ne kuadër të maifestimit : “Flaka e janarit”: mori shpërblimin për poezinë më të mirë të lexuar “Dimiri ballkanik ose patinazhi i vjedhjes”.

-Çmimi krijuesi vitit ,Gjilan 1997,

- Çmimi Poezia më e mirë “Flaka e janarit”, Gjilan 2005,

-Çmimi poezia më e mirë “Albuniversi”, Stubëll 2007,

-Çmimi poezia më e mirë “Flakadani i Kradakut”, Viti 2009,

-Çmimi poezia ë e mirë “ Muza e Agimit-Ditët e heroit Agim Ramadani” Zhegër 2010,

-Çmimi “ Pena e Flakës-Flaka e janarit”, Gjilan 2011.

Shih edhe këtë

ZHURMA - EKSPOZITË Gjilan

poezi

Burimi i të dhënave

  1. ^ http://www.2lonline.com/index.php?option=com_content&view=article&id=8815:kur-poezia-flet-vet&catid=82:kultur&Itemid=410
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 25 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.