Xhemaludin Ahmeti

The basics

Quick Facts

Birth1920
Age105 years
The details

Biography

Xhemaludin Ahmeti-Presheva lindi në vitin 1920 vdiq në vitin 1982, ishte mësues shqiptar.

Biografia

Xhemaludin Ahmeti shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në Medresenë e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup dhe në Luftën e Dytë Botërore e kreu kursin e dytë pedagogjik, korrik-shtator 1943, në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë. I takon plejadës së arsimtarëve të parë , që hapën shkollat shqipe në rrethet e Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Podujevës e të Pazarit të Ri, të cilat gjatë luftës u gjendën në zonën okupuese gjermane në kuadrin e Serbisë së Nediqit, por që ishin nën mbikëqyrjen e Drejtoratit Gjerman të Arsimit, të kryesuar nga kryeshefi F. Shnajder. Me vendimin e këtij Drejtorati, Vl nr.498, dt. 17.ll.1943, Xhemaludin Ahmeti-Presheva dhe Abdullah Zajmi u emëruan mësues “me honorar mujor 1800 dinarë” në Shkollën fillore “Naim Frashëri”, bashkë me rreth 30 mësues të tjerë shqiptarë në rrethet e përmendura, të cilët paguheshin edhe nga Ministria e Arsimit e Shtetit Shqiptar “për shërbim në viset e paçliruara”. Pas luftës,Xhemaludini shërbeu mësues, drejtor i parë i Shkollës fillore “Lirija” në Shkup, e vise të tjera të Maqedonisë.

Për merita gjatë shërbimit në shkollat shqipe në trojet etnike shqiptare në vitet 1941-1944 u dekorua nga Presidenti i Republikës, dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811, dt.11 prill 1944.

Referimet

  1. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkolla dhe Arsimi Shqip në Prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: Bibloteka Historia E Pedagogjisë Shqiptare.  9951-12-003-2.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.