Biography
Gallery (1)
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Intro | Albanian politician |
Places | Albania |
is | Politician |
Work field | Politics |
Birth | 1967 |
Age | 58 years |
Biography
Xhelal Mziu lindi më 14 prill 1967 në Dibër, u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Ekonomik, në vitin 1993. Nga viti 2009 e në vazhdim, është pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin Ekonomik, në lëndën Analizë Financiare.
Është autor dhe bashkautor i artikujve dhe studimeve në fushën e financës dhe të ekonomisë, botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Mes shumë kualifikimesh, titujsh dhe nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryebashkiaku Mziu nga viti 2013 mban edhe një nga titujt mjaft të rëndësishëm shkencorë, pikërisht gradën “Doktor”. Kjo gradë e lartë shkencore i është dhënë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës për disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike”, studim rasti, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë- Kontabilitet. Ndërkaq, z. Mziu është në prag të marrjes së titullit “Profesor” në fushën e ekonomisë. Gjithashtu zoti Mziu njihet si nje pjestar i devotshem i Partise Demokratike. Ai i ka sherbyer historikisht PD-se me perkushtim dhe vendosmeri te palekundur, shpesh here deri ne vetemohim, duke hequr dore nga interesat personale apo te qytetareve te Kamzes (fenomen i vazhdueshem ky ne karrieren politike te zotit Mziu). Megjithate mund te themi se nje vlere ka ngelur e palekundur per zotin Mziu gjate karrieres se tij, adhurimi dhe admirimi i liderit historik, doktor S. B. .
Nga viti 2007 e në vazhdim z. Mziu është anëtar i Kryesisë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, pjesëmarrës në hartimin e programit për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shoqatës dhe i angazhuar drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave të saj. Gjatë drejtimit të Bashkisë nga z. Xhelal Mziu, Kamza ka njohur ndryshime rrënjësore. Janë asfaltuar 140 km rrugë, është miratuar plani urbanistik i qytetit, është përmirësuar ndjeshëm furnizimi me ujë. Kamza sot është një qytet më i pastër, me hapësira të gjelbra.
Kamza ka sistemin e plotë dhe bashkëkohor të adresave. Në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit: janë ndërtuar 18 objekte të reja shkollore me standarde evropiane si dhe u rikonstruktuan edhe ato objekte ekzistuese; u ndërtua pallati modern i kulturës për të rinj e të gjithë qytetarët, një vepër e munguar për qytetin; u ndërtua stadiumi i qytetit, u ngrit klubi shumësportësh Kamza, janë ndërtuar palestra dhe terrene sportive.
Në fushën e ekonomisë, falë lehtësirave fiskale u trefishua numri i bizneseve, u punësuan 10 mijë qytetarë në sektorin privat. Bashkia Kamëz ka taksa e tarifa vendore më të ulëta. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Kamza sot është një partner i besueshëm për institucionet ndërkombëtare. Vetë z. Mziu është vlerësuar si Kryetari më i suksesshëm për bashkëpunimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjatë drejtimit nga z. Mziu, Bashkia Kamëz ka krijuar lidhje bashkëpunimi e binjakëzimi me një sërë qytetesh evropiane, duke përfituar projekte nga fondet e BE-së. Bashkia Kamëz ka marrë disa çmime prestigjioze ndërkombëtare, si “Bashkia me praktikat më të mira kërkimore për vitin 2014” nga Shoqata Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, ESQR, për zhvillimin dhe transformimin e jashtëzakonshëm që ka njohur gjatë viteve të fundit, me praktikat e përvojat më të mira të politikave të qeverisjes vendore. Bashkia Kamëz është përzgjedhur për Çmimin e Qytetit më të Mirë nga Asambleja Evropiane e Biznesit, EBA, Londër, për nivelin e kënaqshmërisë për qytetarët, për klimën e favorshme ndaj biznesit, për shërbimet publike, për rekreativitetn, për infrastrukturën, bashkëpunimet ndërkombëtare (forume, konferencat, shkëmbimet profesionale) si dhe metodat e administratës bashkiake.
Për të gjitha këto arritje dhe punën e bërë në dy mandatet e para, në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015, z. Xhelal Mziu u rizgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Kamëz dhe pikërisht për të çuar më përpara vizionin e tij për urbanizimin e mëtejshëm të Kamzës dhe Paskuqanit, për të rritur punësimin e qytetarëve, njëkohësisht për të vënë në vend dinjitetin e tyre.