Veniamin Dashi

Albanian historian
The basics

Quick Facts

IntroAlbanian historian
PlacesAlbania
isHistorian
Work fieldSocial science
Birth1899, Elbasan, Albania
The details

Biography

Veniamin ose Beniamin Dashi (Elbasan, 1899 - 1965) ka qenë historian dhe përkthyes shqiptar.

Biografia

Lindi në Elbasan, në vitin 1899. Mbaroi studimet e larta për Histori në Vienë, Austri. Ka kryer detyrën e Drejtorit të Institutit Nëna Mbretëreshë. Ndihmon në përfundimin e veprës "Lidhja e Prizrenit dhe punët e sajë", gjë për të cilën historiani Xhaferr Belegu e falënderon në hyrje.

U arrestua më 1946 në Fier dhe u dënua me 10 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 16 dashi 53 mars 1948, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Qytetit të Elbasanit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundëshme dhe të patundëshme. Me dekret të Kuvendit Popullor, nr. 819, më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg. Në burgun e ri të Tiranës, ku po kryente dënimin, u caktua në repartin e përkthimeve. Ka përkthyer me dhjetëra vepra albanologjike nga më të arrirat. Përkthimet e tij janë shfrytëzuar në anonimat nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, shtëpia botuese Naim Frashëri etj. Vdiq më 1965.

Referimet

  1. ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. f. 52-53.  978-9928-168-01-6.
  2. ^ Belegu, Xhafer (1939). Dokumentat mbi Lidhjen e Prizrenit, hyrje e "Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë". Tiranë: Kristo Luarasiu. ff. II.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.