Biography
Lists
Also Viewed
The basics
Quick Facts
Places | Albania | ||
is | Editor Author | ||
Work field | Journalism Literature | ||
Gender |
| ||
Birth | 1928, Libohovë, Libohovë municipality, Gjirokastër District, Albania | ||
Age | 97 years | ||
Family |
|
The details
Biography
Urti Osmani (1928, Libohovë) është mësimdhënëse dhe studiuese shqiptare, Mësuese e Popullit.
Biografia
Urti Osmani lindi në Libohovë. Kreu shkollën e mesme pedagogjike dhe studioi për biologji-kimi në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë. Ishte mësimdhënëse e biologjisë dhe kimisë në Elbasan, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër (1950- 1966), ndërsa gjatë viteve 1967-1978 punoi në Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë në Tiranë. Është autore dhe bashkautore tekstesh për fëmijët që nuk dëgjojnë, për nxënësit e shkollës fillore dhe për parashkollorë, si dhe i materialeve metodike. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Shefik Osmanit, ajo mblodhi, sistematizoi dhe botoi dhjetë libra me shkrime të tij dhe për të.
Vepra
- "Përjetë me Shefikun" (2013),
- “Vlerësime për prof. dr. Shefik Osmanin”(2014)
- “Një jetë midis punës dhe dashurisë" (2018)
Shih edhe
- Arsimi në Shqipëri
Referime
- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 1103.
- ^ https://www.albinfo.ch/nderroi-jete-prof-dr-shefik-osmani/
- ^ https://gazetadielli.com/ju-tregoj-per-urti-osmaninmesuese-e-popullit/
- ^ Fatmiroshe Xh. Shehaj (2020) Mësuesja e popullit Urti Çano - Osmani. Shtëpia botuese Filara, Tiranë.