Thoma Thomai

beeldhouwer
The basics

Quick Facts

Introbeeldhouwer
isArtist Sculptor
Work fieldArts
Gender
Male
The details

Biography

Prof. Thoma Thomai Dhamo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura, të Arkitekturës dhe Dizajnit në Pragë, Çeki, në specialitetin Skulptor i Aplikuar. Prof. Thomai ka dhenë një kontribut të konsiderueshëm që në vitin e parë të hapjes së Universiteti POLIS

duke qenë njëkohësisht edhe Rektori i parë i këtij universiteti. Aktualisht ai kontribuon në studion e njohurive plastike që zhvillohet në programin e studimit art dizajn.

Profesor Thomai që në vitin 1969 ka qenë themelues i ateliesë së arteve të aplikuara në Institutin e Larte të Arteve (Universiteti i Arteve); më tej ai ka qenë shef i katedrës së arteve të aplikuara dhe po ashtu Dekani i parë i Fakultetit të Arteve të Bukura. Që nga viti 1995 ai mban titulli Profesor.

Thoma Thomai ka marrë pjesë në ekspozita kombetare dhe ndërkombëtare si Bienalja e Mesdheut në Aleksandri; Arti Bashkëkohor Shqiptar në France; Arti Shqiptar në Romë; Bienalja Euroaziatike në Akara (ku u vlerësua me çmimin special të jurisë); Ekspozitë e artistëve nga Masdheu në Muzeun Ephebe France; I ftuar nderi në Bienalen ndërkombetare të Kajros, etj.

Ai ka krijuar disa vepra monumentale, ndër më kryesoret Monumenti i Skenderbeut në Shkup, Maqedoni Monumenti i Skenderbeut, Shkup, maqedoni; Memoriali i Martireve “Nënokja Shqipëri” në Kërçovë, Maqedoni; shtatorja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit në Tiranë

;shtatorja e Fan Nolit në Tiranë, e shumë të tjera.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 23 Aug 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.