Biography
Also Viewed
Quick Facts
Biography
Sersem Ali Dedei (? - 1569) ishte poet, filozof, teolog dhe pedagog nga Tetova.
Biografia
Sersem Ali Dedei ishte një figurë e rëndësishme e bektashizmit ballkanik. Ai ishte vezir i Sulltan Sylejmanit, por pasi i braktisi postet qeveritare, u bë dervish pastaj edhe Baba i teqesë së Haxhi Bektash Veliut në Anadoll, prej nga shkoi në Gjyshatën Bektashiane në Dimotokë (Dimotoka pas Perandorisë Osmane për një kohë ishte pjesë e Bullgarisë, ndërsa tani është qytet në verilindje të Greqisë). Në vitin 1538 kthehet në vendlindje, ku në vitet 1538 - 1548, me shpenzimet e veta, ngriti në periferi të Tetovës, Teqen Harabati, (d.m.th. tempulli i shenjët). Me nismen e tij u ndërtuan edhe faltore, tyrbe, bujtina, çezme, hamame etj., ndërsa bibliotekën e teqesë e pajisi me shumë vepra filozofike dhe teologjike. Në lokalet e kësaj teqeje u strehuan dhe punuan shumë dervishë. Ata aty merrnin njohuri dhe mësime tjera dhe në këtë mënyrë përgatiteshin për misionin e tyre. Veq kësaj, disa dervishë u morën edhe me kopjimin dhe shumëfishimin (shumëzimin) e veprave të ndryshme. Teqja e Baba Harabatit ndikoi në masë të konsiderueshme në përhapjen e diturisë fetare, filozofike, letrare etj., te shumë klerikë shqiptarë dhe të tjerë.
Shih edhe
- Bektashizmi
- Teqja e Baba Harabatit në Tetovë
Referenca
- ^ H. T. Norris:Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, Univ of South Carolina Press, 1993, fq. 134. Vizituar më 22.07.2016.
- ^ Serseim Ali Dedei Vizituar më 22.07.2016.
- ^ Hajrullah Koliqi:Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, "Libri shkollor", Prishtinë, 2002, fq. 78 - 79.