Biography
Also Viewed
Quick Facts
Religion: | Islam |
Biography
Salih efendia i Madh ka qenë ndër figurat e spikatura të Shkodrës në shek. XIX.
Biografia
Për të dihet se qe me origjinë nga krahina e Krajës dhe banonte në lagjen Ndocej, mësimet fetare-teologjike i kreu në Stamboll në vitin 1831. Për diturinë e tij të gjerë kishte tërhequr vëmendjen e rretheve kompetente të ilmijes së kryeqytetit perandorak. Me nxitjen e Mustafa Pashës, u kthye në Shkodër dhe si halim, nisi të japë mësime në Medresenë e Qafës, ku prej mësimdhënies së tij dolën në pah më vonë Isuf Tabaku, Hasan efendi Podgorica, Ahmet efendi Kalaja, etj.
Më 22 tetor 1856 Salih efendiu i madh dhe Salih efendiu i vogël, Ahmet efendi Kalaja, Hysen begu, Hamz Kazazi, Hasan aga dhe i vëllai Osman agë Hoti, Halil spahi Podgorica të shoqëruar nga disa kalorës, në formë internimi u dërguan në Stamboll si formë ndëshkimi ndaj parisë shkodrane për pengimin e punimeve të Seminarit Papnor.
Ndërroi jetë në Shkodër në vitin 1866 dhe u shti në dhe tek varrezat e xhamisë së Ndocejve.
Referimet
- ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. ff. 562–563. OCLC 645720493.
- ^ Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi (1997). Në kujtim të brezave. Shkodër: Shtëpia botuese "Rozafat". f. 58.
- ^ Bushati 1998, p. 603.