Riza Poda

diplomaat
The basics

Quick Facts

Introdiplomaat
isDiplomat
Work fieldPolitics
The details

Biography

Riza Poda ka lindur në Elbasan më 23 mars të vitit 1958. Në vitin 1981 kreu studimet për Gjuhë-Letërsi Angleze dhe në 1985-1989 për Drejtësi. Në vitin 1992 specializohet në Universitetin e Gjenevës për Të Drejtën Ndërkombëtare. Fillimet në shërbimin diplomatik i ka në vitin 1998 kur emërohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme me detyrë drejtor i Zyrës së Përfaqësimit Ligjor të Shtetit Shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, zyrë të cilën e themelon. Më pas punon si përfaqësues i Përhershëm i MPJ-së, pranë Komitetit Drejtues të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, Strasburg. Gjithashtu kryen disa specializime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe të Zvicrës, Këshillit të Evropës etj. Në vitin 2000 emërohet shef i Misionit Diplomatik i Shqipërisë në Kanada. Tani është konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 08 Sep 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.