Rini Useini

The basics

Quick Facts

Gender
Male
Birth1983
Age42 years
The details

Biography

Rini Useini i lindur në Koroshishtë të Strugës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Strugë, kurse në Departamentin e Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës mori titullin etnolog. Studimet postdiplomike i vazhdoi në Institutin e Folklorit Marko Cepenkov në Shkup, kurse ato për doktoraturë në Institutin për Etnologji dhe Antropologji në Shkup.

Ka punuar në Tv Art kanal në Strugë, në gazetën Pena Shqiptare në Prishtinë dhe aktualisht ne Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve - Shkup.

Ka marrë pjesë si udhëheqës dhe juri në Revy të veshjeve popullore në Strugë nën organizimin e Muzeut të Strugës, keshilltar artistik ne festivalin "Këngë Jeho" Struge, zëdhënës i Unionit të studentëve shqiptar - USSH në Prishtinë dhe udhëheqës në Festivalin shqiptar Nota Fest në vitin 2008.

Është i shpërblyer si student i dalluar ne Universitetin e Prishtinës dhe vendin e parë ne poezi nga Arbanasi në Prishtinë.

Punimet shkencore

  • “Hapësira në përrallat fantastike-magjike”, Studime albanologjike. nr. 3, 2011, ITSHKSH, Shkup, f. 271-273;
  • “Trashëgimia kulturore dhe turizmi, komponentë bashkëveprues në Maqedoni’, Studime albanologjike. nr. 5, 2012, ITSHKSH, Shkup;
  • “Zejtaria e kësulave dhe artarisë – ballafaqimi me modernizimin”, Albanologji, V. 1, nr. 2, 2012, f. 455-462.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 25 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.