Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Intro | Actor | |
is | Actor | |
Work field | Film, TV, Stage & Radio | |
Gender |
|
Biography
Rabie Hyka lindi në Tiranë më 9 korrik 1958. Mbas shkollës 8 vjeçare konkuroi në liceun artistik 'Jordan Misja' ku studjoi për katër vjet muzik dhe flaut. Megjithë dashurinë që kishte për muzikën e instrumentin, pasioni i vërtet i saj ishte arti dramatik. Më 1977 filloi studimet në Akademin e Arteve në degën e Dramaturgjisë. Esat Oktrova, Vangjush Furxhiu, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Timo Flloko e Vera Zheji ishin pedagoget e mrekullueshëm që formonin brezat e aktorve të rinj. Mbas studimeve në 1981 filloi punë në teatrin e estradës Tiranë, po atë vit luajti dhe rolin e pare në film, atë të Despinës, në filmin "Një Natë pa Dritë " të regjizorit Gëzim Erebara. Per gati 11 vjet në Teatrin e Estradës pati fatin të punonte me regjizorë me emër, si Gjergj Vlashi, Pirro Mani, Kosta Kamberi, Vasillaq Vangjeli etj. Punoi me kolege të talentuar e të palodhur që nxirnin të pakten 3 premiera në vit. Krahas punës në Teatrin e Estradës interpretoi në kinematografi ku realizoi disa role kryesore e disa episodike. Në javën e teatrit 1986 u vlerësua nga juria për realizimin me nivel artistik të rolit të Syxixës në komedin 'Don Kishoti i Mançës. Në Korrik të vitit 1986 ju dha nga Kuvendi Popullor, medalja 'Naim Frashëri' për interpretim me nivel artistik në fushën e humorit e satirës. Në vitin 1993 u martua dhe nga martesa erdhën në jete dy fëmijë, Sarah Ann dhe Jens. Që prej vitit 1993 jeton në Gjermani me burrin dhe fëmijet e saj.
Kinematografia
Djali elastik (1989) Mësuesja
Don Kishoti i Mançes ( 1989) Syxixa
Mirela (1988), telekomedi muzikore Linda
Zëvendësi i grave (1987) Drita
Bardhësi (1986) Drita
Fushë e blertë, fushë e kuqe (1984) Flutura
Një emër midis njerëzve (1983) Infermierja
Dritat e qytezës (1983) Tana
Një natë pa dritë (1981) Despina
Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.