Qamil Guranjaku

schrijver
The basics

Quick Facts

Introschrijver
isWriter
Work fieldLiterature
Gender
Male
Birth1914
Age111 years
The details

Biography

Qamil Guranjaku (1914-1949) ka lindur në Elbasan më 1914. Aty kreu dhe mësimet e para në shkollën e mesme. Pasi mbaroi shkollën pedagogjike për disa vjet punoi mësues (1933–1943). Që në bangat e shkollës së mesme nisi të merrej me letërsi. Një pjesë të krijimeve të veta i botoi në gazetat e revistat e kohës. Pas pushtimit fashist të vendit, Qamil Guranjaku u bashkua me luftëtarët e lirisë dhe ishte një nga drejtuesit e brigadës së 17 sulmuese. Edhe pse në kushte të vështira, gjatë luftës ai nuk e ndau penën nga dora dhe shkroi shumë tregime, vjersha etj. ,për trimërinë dhë heroizmin e shokëve të vet. Pas çlirimit Qamili punoi kryeredaktor i gazetës “Luftëtari” dhe më pas në Ministrinë e Arsimit ku u muar me përgatitjen e teksteve shkollore. Nga mesi i viteve '40 gjer në fillim të viteve '50, në shkollat tona punohej me antologjitë e përgatitura prej tij. Qamil Guranjaku vdiq shumë i ri, në vitin 1949, dhe sa qe gjallë mundi të botojë vetëm një libër, që e titulloi “Lulet e mia” (1944). Në të përmblodhi krijimet për të rriturit. Pas vdekjes së tij, nën kujdesin e shkrimtarit Moisi Zaloshnja, u botuan dy libra të autorit: “Xixëllonjat e vogla” (përmbladhje me vjersha për fëmijë) dhe “Dhjetë ditë pa bukë” (përmbledhje me tregime për fëmijë).

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 23 Jul 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.