Paulin Selimi

The basics

Quick Facts

The details

Biography

Paulin Selimi (Shkodër, 19 nëntor 1947 - 22 janar 2013) qe mësues dhe letrar shqiptar.

Jeta

Lindi në lagjen G'juhadol në një familje me origjinë prej Dushmanit. I ati, Sokoli, qe me origjine nga Dushmani i Dukagjinit, kurse e ama, Danica, qe nga Tivari, i Malit të Zi. Në qytetin e lindjes mbaroi 7 vjeçaren dhe gjimnazin "Jordan Misja", ndërsa studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë më 1969. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova" të Shkodrës. Nga viti 1991- 2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marrë disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.

Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën "Gati orkestra "1972, "Një skeç për veten" në 1977, "Banor i shkallës së lartë" 1981, "Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra" (epigrame) në 1985, "E drejta e natës së parë" në 1994 dhe "Duel gjelash"në '97 dhe '99-tën dy botime.

Ndahet nga jeta më 22 janar 2013.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.