Biography
Also Viewed
Quick Facts
Gender |
|
Biography
Orges Shijaku lindi ne Tirane me 10.07.1972. Ne moshën 11 vjeçare prezantohet me Qeramikën e tij te pare ne Librin “Chansonnier Epique Albanais” 1986, ku Legjendat Shqiptare ilustrohen ne Qeramike nga babai i tij, Artisti Sali Shijaku. Ne vitin 1990 mbaron Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Fillon studimet ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, me Profesor Skulptorin Thoma Thomai e Sadik Spahia. Si pjesëmarrës i Lëvizjes Studentore te dhjetorit 1990, ndërpret studimet, dhe punon ne Atelierin e Artistit te njohur Italian Skulptorit Valter Boy, Albisola Marina Savona. Ne vitin 2010 Diplomohet ne Akademinë e Arteve te Bukura ne Tirane. Merr Titullin Skulptor ne specialitetin e Qeramikës me Profesorët Niko Thana dhe Artan Peqini. Diplomohet nga, Komuniteti Evropian, ne fushën e Restaurimit te Kishave dhe Trashëgimisë Kulturore ne Shkollën ENNTE Itali. Titullar i Firmës se Restaurimit Disaign Decor EDIL DEA, Itali Savona. Ne 2013 punon ne Galerinë Kombëtare te Arteve ne Tirane, dhe me pas si Pedagog ne Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane. Është i regjistruar si Artist, Skulptor e Piktor ne Shtutgart, Gjermani. Vlerësohet nga Kritiket e Artit ne Gjermani për fuqinë Koloristike ne Artin Modern. Ka qene pjesëmarrës ne shume ekspozita, dhe veprat e tij janë pjese e Koleksionistëve brenda dhe jashtë vendit.