Naim Sahiti

Politician
The basics

Quick Facts

IntroPolitician
PlacesKosovo
isPolitician
Work fieldPolitics
Birth1971, Pejë, Kosovo
Age54 years
The details

Biography

Naim Sahiti - Zyrtar per Informim ne Spitalin e Pergjithshem ne Peje. Lindi me 24.07 1971 ne Pejë, eshte i martuar me Lindita Sahitin dhe kane femijet Enkelejdin, Dasareten dhe Labeatin. Si i ri 18-vjeçar filloi te merret me aktivitet politik. Me vonë qe nga mosha e re 20 vjeçar u kyq ne jetën politike dhe ishte anëtar i kryesisë se degës se Partisë Parlamentare ne Pejë qe nga viti 1991 e deri ne shpërthimin e luftës se armatosur te UÇK-së ne vitin 1998. Gjatë kësaj kohe ishte bartës i aktiviteteve politike ne Bashkësinë Territoriale Kristal ku jeton dhe barti disa funksione te rëndësishme deri me 20 qershori i vitit 1998 ku filloi te sherbej si pjesëtar i UÇK-se fillimisht ne Gllogjan e pastaj edhe ne fshatin Izbice te Drenicës. Menjëherë pas lufte u angazhua ne krijimin e Institucioneve Komunale fillimisht ne sektorin e Bashkësive Territoriale ne Administratën Komunale te Pejës e pastaj punoi edhe ne Qendrën Rajonale për Punësim ne Pejë (2004-2008). Gjate kësaj kohe ishte edhe sekretar i K. F. "Besa" për 4 vite mu ne kohen kur klubi futbollistik i qytetit arriti rezultatet me te mëdha ne historinë e tij duke qene 3 here kampion i Kosovës dhe 1 here fitues i kupës se Republikës. Gjate kësaj kohe ishte bartës edhe i aktivitetit politik duke qene njeri nga themeluesit e degës se AAK-se ne Peje ku qe nga themelimi e deri me tani është anëtar i kryesisë si dhe Shef i Grupit te Këshilltareve Komunal te AAK -se ne Kuvendin Komunal të Pejës(2004-2008). Nga viti 2008 deri me 2010 ishte Drejtor i Drejtoratit për Administratë ne Komunës e Pejës, ndersa nga viti 2010-2013 ishte Drejtor i Drejtoratit për Pune Komunale dhe Shërbime Publike ne Komunën e Pejës. Gjate ushtrimet te posteve ekzekutive 2008-2013 ka ndermarr disa projekte dhe nisma e disa me te rendsishme jane: 1. Ndertimi i objektit modern te Administrates -me funksionalizimin e aspekteve elektronike per qytetaret dhe punetoret; 2. Projekti I GIS-it per Komunen e Pejës; 3. Projekti tashme tradicional "Peja pret diasporen"; 4. Hapja e 7 zyreve te vendit; 5. Garancioni dhe a-testet nga punekryeresit ne projekte te infrastruktures; 6. Pastrimi I rrugeve (zgjerimi i sherbimit, makina per fshirje, pastrim nje here ne jave ne secilen rruge); 7. Pastrimi i varrezave ne tere komunen; 8. Grumbullimi i mbeturinave ne fshatra- i obligueshem; 9. Transporti urban; 10. Mirembajtja e rrugeve me zhavorr (aty ku ende nuk eshte asfaltuar rruga Komuna duhet te rregulloj rruget me zhavorr) etj. Ne vitin 2013 eshte zgjedhur nenkryetar i deges se AAK-se ne Peje si me i votuari per keshillin drejtues si dhe eshte zgjedhur keshilltar komunal ne Asamblen Komunale ne Peje me mandat 4 vjecar dhe ishte shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunes se Pejës. Me 2015 zgjidhet Kryetar i deges se AAK-se ne Peje. Me 2018 eshte larguar nga aktiviteti politik dhe aktualisht eshte Zyrtar per Informim ne Spitalin e Pergjitshem ne Peje.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 25 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.