Naile Hoxha
zanger
Naile Hoxha (Shkodër, 31 dhjetor 1934 - 29 gusht 2016) ka qenë këngëtare e muzikës popullore shqiptare. E dekoruar me Urdhërin "Naim Frashëri" kl. II dhe më 1976 me titullin "Artiste e Merituar". Disa nga këngët më të suksesshme të saj që kanë pasur sukses jo vetëm në Shqipëri, ishin "Xhamadanin kuq si gjaku", "Moj e mir synin larush", "Djal i dashtun", "Seç po fryn fllad pranvere".
Këngëtarja shkodrane ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. U nda nga jeta më 29 gusht 2016.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni duke e përmirësuar këtë artikull.