Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Intro | schrijver | |
is | Writer | |
Work field | Literature | |
Gender |
|
Biography
Jusuf Osmani lindi në Albanë të Madhe (Sllatinë të Madhe) të Fushë Kosovës në vitin 1948. Pasi kreu shkollën fillore, të mesmen, fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Zagreb (1878), në vitin 1986 doktoroi në fushën e arkivistikës pranë Fakultetit Filozofik (Dega e Arkivitikës). Është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë si dhe është kandidati i parë në Universitetin e Lubjanës që e mbrojti temën nga kjo lëmi.
Ka punuar si arsimtar, profesor, kurse prej vitit 1973 në Arkivin e Kosovës në Prishti-në, prej vitit 1987 - 2001 në Arkivin e Qytetit të Prishtinës, ndërsa prej marsit të vitit 2001 prapë kthehet në Arkivin e Kosovës në vendin e punës drejtor, ku edhe tani e kryen këtë funksion.
Veprat
Deri më tani ka botuar vepra, punime e artikuj të shumtë nga lëmia e arkivistikës dhe historisë, nga të cilat po i veçojmë disa prej tyre:
- Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1996;
- Leksikon i termave dhe i shprehjeve të arkivistikës, Prishtinë, 1996;
- Vrasjet në Pragë: e Cena Beut - 1927 dhe e Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore), Prishtinë, 1997;
- Kolonizimi serb i Kosovës (recenzent prof. dr. Noel Malcolm nga Londra), Prishtinë, 2000;
- Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat: Prishtina, Kastrioti dhe Fushë-Kosova 1, (2003); Rahoveci 2, (2003); Klina 3, (2003); Theranda 4, (2003); Lypjani 5, (2003); Gjilani 6, (2004);
- Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat: Vitia 7, (2004); Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku 8, (2004); Ferizaj, Shtimja dhe Shterrpca 9, (2004); Kaçaniku 10, (2004); Peja dhe Deçani 11, (2004); Burimi (Istogu), 12, (2004)
- Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat: Dardana (Kamenica) 13, 2005, Gjakova 14, (2005); Drenica 15, (2005), Vushtrria 16, (2005), Besiana (Podujeva) 17, 2005, Prizreni 18, 2005 dhe Arkivistika – teoria dhe praktika, Prishtinë, 2005.