Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Intro | vertaler | |
is | Translator Activist | |
Work field | Activism | |
Gender |
| |
Birth | 13 June 1892, Shkodër |
Biography
Jonuz Tafilaj (Shkodër, 13 qershor 1892 - ?) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, vullnetar në Luftën e Koplikut dhe orientalist shqiptar.
Biografia
U lind në Shkodër më 13 qershor 1892. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ku të dytin e ndjeku në shkollën ushtarake të Ruzhdijes. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez Jonuzi qe burgosur si një nga nismëtarët e demostratës kundër tyre te Xhamia Plakë në Shkodër.
Më 1919 ishte ndër themeluesit e shoqërisë "Vllaznia" së bashku me Hilë Mosin dhe Kel Marubbin, dhe më pas sekretar i saj. Interpretoi ndër komeditë "Shërbëtori i dy zotnive" dhe "Ermenia e vogël" të vëna në skenë shoqëria. Më pas u bë anëtar i shoqërisë "Bashkimi" themeluar nga Avni Rustemi. Më 1920 rroku armët për në Luftën e Koplikut, më pas ishte sekretar nderi në Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Përkrahte opozitën e viteve 1920-'24 drejtuar nga Luigj Gurakuqi dhe Sulçe beg Bushati, radhitet ndër personat e shoqërisë "Bashkimi" që u pajisën me armë pas Lëvizjes së Qershorit.
Pas 1944 u mor në shërbim prej Institutit të Shkencave si përkthyes, më pas vijoi i tillë në Arkivin e Shtetit. Në mars të 1945, i caktuar nga ministri i shtypit, propagandës dhe kulturës popullore Sejfulla Malëshova, u ngarkua të kontrollonte librat, dorëshkrimet dhe dokumentet e tjera që ndodheshin në bibliotekën e Syrja dhe Eqrem Vlorës. Pas kontrollimit dhe raportimit që kreu me këtë detyrë, biblioteka private e Vlorajve u shtetëzua.
Përktheu me Myqerem Janinën dhe Eleni Dukën një pjesë të mirë të fermaneve të Perandorisë Osmane, duke qenë ndër kontributorët madhorë në përkthimin e katalogimin e dokumenteve osmane. Ka përkthyer gjithashtu vëllimin “Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane” të Syrja bej Vlorës nga osmanishtja.
Referimet
- ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. f. 547. 645720493.
- ^ Papagjoni, Josif (2005). Teatri kombëtar: udhë, prirje, shfaqje, profile. Tiranë: Qendra e Studimit të Arteve (Akademia e Shkencave e RSH). f. 19.
- ^ Zadeja, Tonin (2002). "Shoqëria "Vllaznia" 1919". Phoenix v. XXI nr. 1-3. f. 96–109.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 8–10. 9789928440358.
- ^ Agolli, Ilirian (26 nëntor 2018). "Gjuetia e bibliotekave". faktor.al. Marrë më 4 shtator 2019.
- ^ Shaban Sinani, H. Erkan Fıratlı; Tayfun Atmaca (2005). Fermanlar: "tarihi hoşgörüyle yazmak--". Arbëria. f. 19. 9789992791554.
- ^ Nuro, Kujtim (mars 2016). "The Significance of the Kadi Registers (Ser'iyye Sicilleri) of the Ionnina" (PDF). Journal of Ottoman Legacy Studies v. 3. f. 82–91. 2148-5704.
- ^ Bello, Hasan (25 maj 2018). "Libri i Syrja bej Vlorës publikohet për herë të parë". rtvislam.com.