Biography
Also Viewed
Quick Facts
Biography
Ilir Shaqiri është këngëtar, autor këngësh dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, është veteran i UÇK-së.
Ilir Shaqiri është autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.
Jeton në Prishtinë, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, punon në RTK..
Biografia
Ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).
Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë. Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja.
Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,.
Albumet, veprat
- Djem petrita ka rritë Drenica (1988)
- Luma e kuqe ka lidhë besë (1989)
- Falë të qoftë gjaku Kosovë (1989)
- Fjalët e Qiririt (1990)
- Plisat udhëtojnë kah dielli, video-projekt (1990)
- Këngë e rrallë (1991)
- Kthehu, video-projekt (1991)
- Këtu kam folenë (1992)
- Liri, audio dhe video-projekt (1993)
- Ta shoh blerimin në sy (1996)
- AD, Vite të rëndësishme (1997)
- Tingujt e zjarrtë (1994)
- Këtu shkëlqen plisi (1998)
- Thirrja e shpirtrave (1999)
- Clirimtari (1999)
- Garda e Kosovës (2000)
- Këngët e Përndritjes (2001)
- Bota e rinisë (2002)
- Kujdes lirinë (2003)
- Ringjallje (1998)
- Dridhe Shkup e Shkodër (2004)
- Lugina e dashurisë (2005)
- E di një këngë për ty (2006)
- 100% SHQIP (2008)
- Pranë diellit (2007)
- Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)
- Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër
- Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama
- Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare
- Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014)
- Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)
- Romanin "Lemza e dheut", me LSHK , në Prishtinë (2016)
- Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017)
Mirënjohjet
Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës (1999)
Nderi i Odës Dibrane (2006)
Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. "Artist i Merituar" (2011)
Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014)
Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014)